Trump dhe Clinton në mesin e kandidatëve më të këqij presidencial
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i20383-trump_dhe_clinton_në_mesin_e_kandidatëve_më_të_këqij_presidencial
Dy kandidatët e nominuar për zgjedhjet presidenciale të SHBA, Donald Trump dhe Hillary Clinton, aktualisht janë në mesin e kandidatëve më të këqij presidencial të vlerësuar në 70 vitet e fundit, bën të ditur një sondazh i zhvilluar kohëve të fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2016 17:47 Europe/Tirane
  • Trump dhe Clinton në mesin e kandidatëve më të këqij presidencial

Dy kandidatët e nominuar për zgjedhjet presidenciale të SHBA, Donald Trump dhe Hillary Clinton, aktualisht janë në mesin e kandidatëve më të këqij presidencial të vlerësuar në 70 vitet e fundit, bën të ditur një sondazh i zhvilluar kohëve të fundit.

Trump posedon një rezultat "shumë të pafavorshëm" prej 42 %, ndërsa Clinton 33 %, sipas një vlerësimi të bërë nga Gallup. Imazhi i Trump është më i keq se sa i Barry Goldwater në vitin 1964. Ndërsa sa i përket asaj se cili kandidat do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, në bazë të disa sondazheve të mëparshme, tregon se Hillary Clinton, ish sekretare e DASH dhe tani kandidate e partisë demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016, do të triumfojë përballë kandidatit republikan Donald Trump. 46 % e pjesëmarrësve në këtë sondazh kanë thënë se Clinton do të jetë fituese, ndërsa 36 % e tyre kanë deklaruar se Trump do të jetë fitues. 19 % kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka mbështetur Hillary Clinton, ish sekretaren e shtetit, për Presidente të ardhshme – duke thënë se mendon që asnjëherë nuk ka patur një kandidat më të kualifikuar për të ushtruar detyrën. Duke folur në një video fushate për Clintonin që u publikua të mërkurën më 9 qershor, pasi u taku me Bernie Sanders, kundërshtarin e Clinton për nominimin e Partisë Demokratike, Obama tha se ai ishte me Clintonin dhe “mezi pret që të fillojë fushatën së bashku me Hillary”. Kandidati republikan për zgjedhje presidenciale në Amerikë, akuzoi kundërshtaren e tij demokrate duke thënë se ajo është kandidatja më e korruptuar në historinë e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës. Kanali televiziv Rassia Today njoftoi se Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, ka publikuar një poster të Hillari Klinton, ish-shefe e DASH dhe kandidate e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, duke e vendosur atë mes një sasie të madhe të dollarëve ndërsa në yllin që është pranë saj është shkruar: "Kandidatja më e korruptuar në histori". Ky veprim i Donald Trump nuk kishte sjell rezultatin e duhur për ta dëmtuar reputacionin e Klintonit, por në vend të saj ka krijuar probleme serioze për Donald Trump pasi ylli në poster ishte ylli hebre dhe kritikët e tij menjëherë kanë filluar ta kritikojnë atë për sjellje raciste. Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, sot e ka kritikuar rivalin e saj republikan, Donald Trump, duke e cilësuar si kartastrofë potenciale për ekonomi. Gjatë fjalimit të saj në Ohajo, ajo theksoi se “mbreti i borxheve” do të shkaktoj “recesion Trump”, raporton agjencia Reuters. “Ai ka bërë pasuri me paraqitje të falimentimeve dhe duke i mashtruar kreditorët e tij”, tha Hillary Clinton për zotin Trump, dhe ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëjnë biznes në mënyrën e Trumpit”. Ky fjalim i zonjës Clinton u bë në periudhën e fushatës së ashpër për zgjedhjet e përgjithshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, që mbahen më 8 nëntor. Pritet që Donald Trump nesër në Nju Jork do ta mbajë një fjalim, në të cilin do ta kritikoj rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton.