Fillon zbatimi i planit të ri të sigurisë në Bagdad
Abdul Amir Al Shameri, komandanti i operacioneve në Bagdad (kryeqytet i Irtakut), k njoftuar për fillimin e zbatimit të planit të ri të sigurisë në Bagdad dhe rajonet përreth tij.
Abdul Amir Al Shameri ka thënë se me urdhër të z. Heidar Ebadi, kryeministër i Irakut dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Irakut është rënë dakord që pesëdhjetë mjete zbuluese, bomba dhe mjete shpërthyese të blihen nga jashtë. Nga zgjerimi i pasigurisë në Bagdad dhe provinca tjera të Irakut, Heidar Ebadi ka dhënë urdhër për komandantët e sigurisë në Bagdad dhe ministritë e brendshme dhe të mbrojtjes që të marrin masat e duhura për të parandaluar përsëritjen e shpërthimeve terroriste të tilla si në Karade. Ditën e diele disa shpërthime të përgjakshme në rajonin Kerade të Bagdadit, kanë marrë jetën e 250 personave dhe plagosur mbi 200 të tjerë. Grupi terrorist ISIS pas disfatave të njëpasnjëshme në provincat Anbar, Ninva dhe qytetin Faluxha, ka ndërmarrë sulme terroriste me shpërthimin e bombave në qytete të ndryshme të Irakut duke u marrë jetën civilëve të pafajshëm. Ndërsa, nga dy shpërthime terroriste në jug dhe perëndim të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut, 19 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur. Shpërthimi i parë ka ndodhur në rajonin Allatifieh në jug të Bagdadit, duke marrë jetën e 2 personave dhe plagosur 9 të tjerë. Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur në rajonin tregtar Alghazalieh në perëndim të kryeqytetit Bagdad, ku për pasojë 1 persona ka humbur jetën dhe 7 janë plagosur. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut në një konferencë për shtyp në Bagdad ka thënë : Ata persona të cilët kanë krijuar ISIS dhe e mbështesin atë, sot do të digjen në zjarrin e ndezur prej vetë atyre. Hejdar Ebadi foli mbi propagandën e gjerë dhe mashtruese të disa vendeve përreth Gjirit Persik lidhur me forcat popullore të Irakut dhe tha: Forcat irakiane mbrojnë jetën e civilëve dhe qeveria irakiane me seriozitet të madh i mbështet këto forca. Kryeministri i Irakut theksoi se megjithë interesat kontradiktore në rajon, Iraku duke ruajtur solidaritetin, bashkëjetesën dhe duke iu larguar tensioneve, synon plotësimin e interesave të përbashkëta të tij me vendet e rajonit. Po ashtu, kryeministri i Irakut ka theksuar në pjesëmarrjen e forcave vullnetare në secilën betejë të luftës kundër ISIS dhe prioritet aktual i forcave irakiane është çlirimi i Mosulit. Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, deklaroi se prioriteti aktual i forcave irakiane është çlirimi i qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut dhe çlirimi tërësisht i këtij rajoni nga pushtimi i terroristët e grupit ISIS. Forcat vullnetare popullore në të gjitha betejat e luftës kundër terroristëve të ISIS po luajnë rol të madh. Ai theksoi: "Ne duhet të ruajmë unitetin e Irakut. Vullneti i forcave irakian i cili fitoi në betejën e Faluxhas, padyshim se do të fitojë edhe në betejën për çlirimin e Mosulit".