ISIS kukull e rivalëve rajonalë të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i20560-isis_kukull_e_rivalëve_rajonalë_të_iranit
Një analist i çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare ka thënë se ISIS është duke e luajtur rolin e kukullës së rivalëve rajonalë të Iranit, që duke iniciuar motivime sektare dhe fetare, dëshirojnë të sfidojnë kufijtë perëndimor të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 07, 2016 09:03 Europe/Tirane
  • ISIS kukull e rivalëve rajonalë të Iranit

Një analist i çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare ka thënë se ISIS është duke e luajtur rolin e kukullës së rivalëve rajonalë të Iranit, që duke iniciuar motivime sektare dhe fetare, dëshirojnë të sfidojnë kufijtë perëndimor të Iranit.

Sexhad Abedi në një shkrim të tij ka thënë se gjatë viteve të fundit, sidomos pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, rrethanat e sigurisë kombëtare të Iranit kanë pësuar ndryshime të dukshme. Ndërsa, Gazeta Nju Jork Times në një artikull të saj ka shkruar mbi rolin e Arabisë Saudite në përhapjen e terrorizmit dhe thotë se ky vend duke injektuar shuma të mëdha parash, ka trajnuar dhe përhapur idetë vahabiste në vende si Kosova dhe Shqipëria dhe ka trajnuar terroristë nga këto vende. Sipas gazetës në fjalë për shkak të veprimeve të Arabisë Saudite dhe sipas statistikave të paraqitura nga qeveria e Kosovës nga ky vend 300 shtetas kosovarë kanë shkuar për të luftuar pranë grupit terrorist ISIS në Siri dhe në Irak. Siç thotë gazeta Nju Jork Times paratë e Arabisë Saudite nuk përdoren për ndihma me ushqime për personat në nevojë apo për fëmijët por përdoren për shpëlarjen e trurit dhe për të mbjellë farën e radikalizmit në vendet e varfra dhe pa stabilitet. Bota duhet të nisë bisedime serioze me Arabinë Saudite për shkak të trajnimit të radikalizmit nga ky vend. Grupi terrorist ISIS vitet e fundit me mbështetjen e financiare dhe me armatime të Amerikës, Arabisë Saudite dhe aleatëve të tre ka kryer krime të shumta në Irak dhe në Siri. Vlen të theksohet se, raporti vjetor i një kompanie amerikane e specializuar në fushën e tregtisë së armëve, bën të ditur se Arabia Saudite duke blerë armë me vlerë 9,3 miliardë $ gjatë vitit të kaluar, u rendit në krye të blerësve të armëve në botë. Ndërkohë Amerika ka vazhduar të ndihmojë Arabinë Saudite me armatime moderne gjatë agresionit saudit kundër Jemenit. Në raportin e kompanisë IHS theksohet se tregtia e armëve në vitin 2015 u rrit me 10 % për shkak të shtimit të kërkesës së Arabisë Saudite për blerjen e armatimeve. Në vitin 2015, në botë u shitën armë me vlerë 65 miliardë $ dhe kjo shifër është 6,6 % më e lartë, sesa në vitin 2014. Në këtë raport thuhet se gjatë vitit 2015, Arabia Saudite ka blerë armë me vlerë 9,3 miliardë $ çka shënon një rritje prej 50% në krahasim me vitin 2014. Pas Arabisë Saudite renditet India me mbi 4 miliardë $ blerje të armëve, Australia me 2,4 miliardë $, Egjipti me 2,3 miliardë $ dhe Koreja e Jugut. Në krye të listës së vendeve eksportuese të armëve qëndron Amerika me 23 miliardë $ shitje të armëve dhe pas saj vijnë Rusia, Gjermania, Franca dhe Anglia. Po ashtu, Muhammed bin Selman, zv/princi I kurorës I Arabisë Saudite, ka paguar 20 % të shpenzimeve të fushatës së Hillary Clinton, kandidate e partisë demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Çështja e financimeve të fushatave zgjedhore nga jashtë është e paligjshme në SHBA dhe asnjë kandidat nuk duhet të marrë asnjë mbështetje financiare nga jashtë SHBA. Nga sondazhi më i fundit i agjencisë së lajmeve Reuters dhe Qendrës Ipsos, tregon se Hillary Clinton, ish sekretare e DASH dhe tani kandidate e partisë demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016, do të triumfojë përballë kandidatit republikan Donald Trump. 46 % e pjesëmarrësve në këtë sondazh kanë thënë se Clinton do të jetë fituese, ndërsa 36 % e tyre kanë deklaruar se Trump do të jetë fitues. 19 % kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Çështja është se në qoftë se ISIS, që nuk ka asnjë angazhim për çdo lloj traktati ndërkombëtar dhe marrëveshje, është krahu ekzekutiv i kësaj politike, e cila është duke u ndjekur nga fuqitë në zhvillim në rajon, në këtë rast, situata do të jetë disi më e komplikuar dhe më komplekse. Siç është dëshmuar deri më tani, ISIS ka përqendruar pjesën më të madhe të energjisë së tij në zgjerimin e kontrollit dhe ndikimit në rajon.