Zhvillimet në fushën e sigurisë në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i20590-zhvillimet_në_fushën_e_sigurisë_në_irak
Kryeministri irakian Hejdar Ebadi njëkohësisht komandant i forcave të armatosura të Irakut, në një takim që pati pjesëtarët e plagosur të forcave të armatosura dhe ato popullore, tha se forcat irakiane do të vazhdojnë operacionet e tyre për dëbimin e grupit ISIS dhe shkatërrimin e tij ashtu siç ndodhi në qytetin Faluxha.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 07, 2016 15:29 Europe/Tirane
  • Zhvillimet në fushën e sigurisë në Irak

Kryeministri irakian Hejdar Ebadi njëkohësisht komandant i forcave të armatosura të Irakut, në një takim që pati pjesëtarët e plagosur të forcave të armatosura dhe ato popullore, tha se forcat irakiane do të vazhdojnë operacionet e tyre për dëbimin e grupit ISIS dhe shkatërrimin e tij ashtu siç ndodhi në qytetin Faluxha.

Me këtë rast kryeministri Ebadi vlerësoi lart kontributin e forcave ushtarake dhe trimërinë e tyre në luftën kundër ISIS dhe tha se ISIS me shpërthimin e terrorist në rajonin Kerade synonte tu merrte irakianëve gëzimin e festës së Fiter Bajramit, mirëpo ky veprim i ka bërë forcat irakiane edhe më të vendosura për eliminimin e këtij grupi takfirist. Të dielën e kaluar nga dy shpërthime në rajonin Kerade të Irakut 250 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Iraku përballet me praninë e grupit terrorist takfirist ISIS që prej vitit 2014 dhe tani forcat irakiane kanë nisur operacionin për çlirimin e provincës Selahudin nga prania e terroristëve të ISIS. Dje, z. Ismail Mehlavi komandant I operacionit të provincës Anbar të Irakut të ketë thënë se vetëm në rajonin Zankure ushtria irakiane për çlirimin e kësaj zone ka vrarë të paktën 78 terroristë të ISIS. Operacioni për çlirimin e rajonin Zankure nga prania e terroristëve të ISIS ka nisur dje. Elementë të g rupit terrorist ISIS, muajin e kaluar sulmuan rajonin në fjalë. Një tjetër lajm nga Iraku njofton se kryeministri Hejdar Ebadi ka pranuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Muhamed Salem Geban. Pas shpërthimit të përgjakshëm terrorist në rajonin Kerade të Bagdadit, ministri i brendshëm i Irakut i ka dorëzuar kryeministrit kërkesën e tij për dorëheqje. Pas këtij shpërthimi disa subjekte dhe parti politike në Irak kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm. Shpërthimi në rajonin Kerade ishte aq shumë i përgjakshëm saqë qeveria irakiane shpalli tre ditë zie dhe shkarkoi nga detyra disa funksionarë të sigurimit. Po ashtu, aparati i shërbimit informativ të Irakut me anë të një deklarate njoftoi se në operacionin për arrestimin e këtyre elementëve janë zbuluar dhe konfiskuar 5 rripa me lëndë shpërthyese, 4 qendra të varur nga terroristët, sasi të mëdha armësh dhe municionesh, lëndë shpërthyese dhe dokumente të falsifikuara. Në të njëjtën kohë koalicioni Kombëtar i Irakut me anë të një deklarate drejtuar vendeve arabe dhe islamike prej tyre kërkoi të mbështesin popullin irakian në luftën kundër terroristëve dhe të parandalojnë futjen e terroristëve takfiristë në Irak. Ky koalicion, gjithashtu e ka quajtur të rëndësishëm vendimin e kryeministrit Hejdar Ebadi për të shtuar masat e sigurisë në qytete të ndryshme të Irakut pas sulmit të fundit terrorist në rajonin Kerade të Bagdadit. Koalicioni në fjalë kërkoi identifikimin dhe arrestimin e autorëve të akteve terroriste në rajonin Kerade dhe nga populli irakian kërkoi ruajtjen e unitetit kombëtar dhe të bashkëpunojë për zbulimin e personave të dyshuar për këto akte terroriste.