Putin ka nënshkruar ligjin antiterrorizëm
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një legjislacion antiterrorizmit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putini e ka ngarkuar qeverinë për të monitoruar se si ky legjislacion po realizohet dhe ndërmarrjen e masave nëse paraqiten pasoja të padëshirueshme. Pakoja e ligjeve dhe amendamenteve përfshijnë nene që i forcojnë dënimet për ekstremizëm dhe terrorizëm dhe i mbajnë penalisht përgjegjës individët nëse dështojnë të raportojnë tek autoritetet lidhur me krimet e caktuara. Me këtë legjislacion, shtohet edhe mbikëqyrja qeveritare, kërkohet që dhënësit e shërbimeve të komunikimeve t’i ruajnë thirrjet telefonike, mesazhet, fotografitë dhe videot, për gjashtë muaj. Nga 30 shtatori 2015 kur filluan operacionet ushtarake të Rusisë në Siri dhe kur u shpall hapur lufta kundër grupeve terroriste që kundërshtojnë qeverinë siriane, u ndërmorën masa të ndryshme për luftë kundër grupeve ekstremiste dhe terroriste brenda Rusisë. Një nga masat më të rëndësishme ishte krijimi i qendrave për operacione antiterrorizëm në fillim të dhjetorit 2015 në disa rajone bregdetare të rëndësishme si Deti Kaspik, gadishulli i Krimesë, Lindja e Largët dhe Arktiku. Qëllim i krijimit të këtyre qendrave ishte mbikëqyrja e autoriteteve të larta politike dhe të sigurisë ruse për ndonjë lëvizje të mundshme terroriste në këtë vend posaçërisht në pikat hyrëse të Rusisë. Kohëve të fundit, Gazeta Daily Mail ka njoftuar se presidenti rus ka urdhërua dërgimin e luftanijes më të madhe në Mesdhe, në përgatitje për fazën e fundit për kundër ISIS. Vladimir Putin ka urdhëruar dërgimin e aeroplanmbajtëses më të madhe ruse në Siri, me qëllim shkatërrimin e grupit terrorist ISIS. Aeroplanmbajtësja "Admiral Kuznetsov" është e pajisur me aeroplanë dhe helikopterë të cilët janë të gatshëm të kryejnë sulme në Siri. Kjo luftanije e madhe është e aftë të mbajë 41 avionë dhe 18 helikopterë luftarakë. Vladimir Putin ka deklaruar se operacionet e forcave ajrore ruse në Siri, kanë dëshmuar për një modernizim të forcave të armatosura të Rusisë. Presidenti rus ka thënë se strategjia e modernizimit dhe përmirësimit të forcave të armatosura, nuk ka ndryshuar. Vladimir Putin në fillim të muajit mara të vitit 2016 deklaroi se shkurtimet buxhetore nuk do të kenë ndikim në modernizimin e ushtrisë ruse. Sipas Putinit, ushtria ruse në vitin 2015, ka marrë 96 avionë të ri, 81 helikopterë, 152 sisteme të mbrojtjes ajrore, 291 radare dhe mbi 400 automjete të blinduara/ Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vlerësoi se mburoja raketore e Shteteve të Bashkuara në pjesën lindore të Evropës është “rrezik i madh” dhe shpreh përkushtim se Moska do të përgjigjet duke e forcuar kapacitetin e vet sulmues raketor.