Presidenti sirian takohet me një delegacion të PE
Presidenti i Sirisë ka takuar dhe ka zhvilluar bisedime me një delegacion të PE në Damask.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Bashar Asad, presidenti i Sirisë të dielën ka zhvilluar një takim me një delegacion të Parlamentit Evropian i cili kryesohej nga Khavir Koso, drejtori i Komisionit për çështje të jashtme në PE, me të cilët ka biseduar në lidhje me zhvillimet në Siri në veçanti për procesin e përballjes me terrorizmit në këtë vend. Një informacion tjetër nga Siria njofton se ushtria siriane ka arritur të çlirojë tërësisht pjesën veriore të Halebit nga prania e terroristëve si dhe ka kthyer kontrollin në rajonet Mohalexh Al Surie, Al Safeh si dhe në ndërtesat Kolonis në autostradën Al Lirmen në periferinë veriore të Halebit.