Protesta masive kundër dhunës së policisë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i20893-protesta_masive_kundër_dhunës_së_policisë_amerikane
Protesta të mëdha kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi çështjen aq delikate kundër përdorimit të forcës fatale të policisë ndaj afro-amerikanëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2016 14:19 Europe/Tirane
  • Protesta masive kundër dhunës  së policisë amerikane

Protesta të mëdha kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi çështjen aq delikate kundër përdorimit të forcës fatale të policisë ndaj afro-amerikanëve.

74 persona janë arrestuar në Nju Jork, 10 në Atlanta, 3 në Feniks, ndërsa protestuesit atje dëshmojnë se policia përdori spray me piper për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, Mikah Johnson, rezervist në ushtrinë amerikane dhe personi i akuzuar për vrasjen e 5 policëve gjatë përplasjes me armë zjarri, rezulton se ka vepruar i vetëm. Ai ishte shprehur se donte të vriste “njerëzit e bardhë” në shenjë revolte ndaj vrasjeve të fundit të afro-amerikanëve. Revolta ndaj ngjarjeve shënon edhe incidentin më vdekjeprurës të zyrtarëve në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit. FBI po heton mbi ngjarjen, duke mbledhur të gjitha provat në atë që u kthye në skenën e incidentit më të rëndë të viteve të fundit. Philando Castile u qëllua për vdekje në makinën e tij pasi e kishin ndaluar për një sinjal të thyer, ndërsa Alton Sterling e vranë edhe pse ishte i shtrirë në tokë e pa armë në dorë. Të dyja rastet u filmuan dhe pamjet e tyre rindezën akoma më fort atë që tashmë është kthyer në një debat të madh kombëtar. Sipas analistëve, një nga detyrat e fundit të presidentit Obama është të bashkojë popullin amerikan. Me qindra protestues mbyllën sakaq për rreth 2 orë autostradën ndërshtetërore 94, që lidh Minneapolis dhe St. Paul. Mëngjesin e së shtunës në Houston të Teksasit, policia qëlloi për vdekje një burrë me ngjyrë që - siç thanë efektivët, - iu kishte drejtuar një armë, ndërsa të premten një person me ngjyrë, Antonio Taylor, qëlloi policin e bardhë të trafikut në St. Louis, Mike Flamion, duke e plagosur rëndë. Presidenti amerikan, Barack Obama, do e shkurtojë vizitën e tij në Europë për tu kthyer në Dallas të Teksasit ku pesë policë janë vrarë nga një person i armatosur i cili raportohet të ketë thënë se dëshiron të “vrasë njerëzit e bardhë”. Obama planifikonte që dje të udhëtonte drejt Spanjës pas samitit të NATO-s në Varshavë, por ai do i shkurtojë aktivitetet e planifikuara atje me qëllim që të arrij në Dallas në fillim të javës së ardhshme, njofton Shtëpia e Bardhë. Obama tashmë i ka dënuar si “neveritëse” vrasjet e kryera nga rezervisti i ushtrisë amerikane, Micah Johnson, i cili ka shërbyer në Afganistan. Gjatë sulmit në Dallas ai iu ka thënë policëve se është duke vepruar i vetëm dhe se kishte cak njerëzit e bardhë pasi ishte i zemëruar me vrasjet e afrikano amerikanëve nga policët amerikanë. Edhe kandidatët presidencial të SHBA kanë reaguar ndaj vrasjes së 5 oficerëve amerikanë në qytetin Dallas. republikani Donald Trump tha se incidentet me armë kanë tronditur shpirtin e vendit.