Arabia Saudite luan me kartën e djegur të Monafekinëve
(last modified Sun, 10 Jul 2016 17:49:18 GMT )
Korrik 10, 2016 19:49 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite luan me kartën e djegur të Monafekinëve

Pas 25 vjetësh, Arabia Saudite ashti siç ish-regjimi Baath i Irakut kishte luajtur me kartën e djegur të grupit terrorist Monafekin për të kërcënuar dhe ushtruar presion mbi Republikën Islamike të Iranit, por që qe e pa dobishme, s’ka dyshim se edhe tani ky veprim do të ngelet vetëm në tentativë.

Ish regjimi irakian u përpoq që gjatë një dekade të keqpërdorte Monafekinët por nuk i arriti qëllimet e veta të kota. Turki Al Feisal, ish-shefi i inteligjencës saudite dhe babai i marrëdhënieve klandestine saudite me regjimin sionist, mori pjesë në një konferencë të organizuar në Paris me Monafekinët dhe zbuloi skenarin e ri të marrëdhënieve të tensionuara Riad-Teheran. Arabia Saudite punësoi anëtarët e grupit terrorist Monafekin, për t’i përdorur si instrument për të kërcënuar apo për të kryer ndonjë sulm terrorist kundër Iranit. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe ish-komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohsen Rezai, tha se zyra e konsullatës së Arabisë Saudite në Erbil ka gisht në dërgimin e disa terroristëve kohëve të fundit në territorin e Iranit. Është më se e sigurt se ky është një veprim i shfaqjes së dobësisë së Arabisë Saudite, duke luajtur për së dyti herë me kartën e djegur të Monafekinëve. Besohet se pushtetarët vehabistë të Arabisë Saudite synojnë të ndezin zjarr dhe konflikte në rajon, në mënyrë që të godasin Iranin, i cili është një nga lojtarët më të mëdhenj kundër terrorizmit dhe kundër sionizmit. Ata po bëjnë përpjekje të ndezin konflikte ndër-etnike dhe ndërsektare në Iran, për të realizuar qëllimet e tyre të dështuara. Turki Al Feisal në konferencën e Monafekinëve në Paris troç dëshmoi mbështetjen e tij për grupin terrorist Monafekin, për të përmbysur Republikën Islamike të Iranit. Ekspertët politikë besojnë se Arabia Saudite nuk do t’a kufizojë veten për të dhënë mbështetje për terroristët dhe sabotatorët në Iran dhe ajo do të bëjë çmos për të përshkallëzuar tensionin dhe trazirat, ku iranianët mund të jenë të pranishëm në Irak, Siri, Liban, Jemen dhe Afganistan. Ambasadori saudit në Bagdad, Thamer Al Sobhan, në pretendimet e tij të fundit, deklaroi se Iraku është kthyer në skenën e konflikteve midis Arabisë Saudite dhe Iranit, duke shtuar se Irani kërkon të mbjellë përçarje mes Arabisë Saudite dhe fiseve dhe grupeve etnike në Irak. Diplomati saudit dhe kryeredaktori i gazetës “Asharq al-Awsat”, Abdulrahman Rashid, ka përcaktuar në mënyrë të qartë fjalimin e Al Sobhan se Iraku në fazën tjetër do të kthehet në skenë të konflikteve midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Zyrtarët irakianë shumë herë kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë që vendi i tyre të jetë skenë e konflikteve midis shteteve të tjera, por ritmi i zhvillimeve në vend, siç analistët besojnë, vala e fundit e shpërthimeve dhe shpërthime vetëvrasëse në Karada dhe Balad, janë përtej grupit terrorist ISIS dhe thjesht është duke u treguar një kapitull i ri i sjelljeve anormale të Arabisë Saudite në Irak. Qeveria saudite është duke luajtur me karta të ndryshme për të eskaluar armiqësitë mes shiitëve të tilla si inkurajimi i konfliktit shiit-shiit, etiketimet e Iranit për ndërhyrje në Irak, mbështetja e grupeve ekstremiste të tilla si ISIS dhe Al-Kaeda së bashku me grupet e armatosura si Hamasi i Irakut apo grupi Abasian, shpërndarja po ashtu e flakëve të sherrit mes kurdëve me Iranin, si dhe ndarje e fiseve irakiane, të gjitha këto shihen si karta të Arabisë që po tenton t’i luaj në Irak.

 

Tags