Në prani të Kur'anit (20)
Kur'ani gjithkund flet për krijimin dhe mrekullitë e botës, në fakt ai këto i dëshmon me argumente shkencore. Në të vërtetë, pas shumë vitesh studimesh dhe hulumtimesh, shkencëtarët kanë arritur t'a vërtetojnë këtë. Këto ajete mund të quhen mrekulli të mëdha shkencore.
Sapo përcollëm muajin e bekuar të Ramazanit dhe shpresojmë se Zoti t'i ketë begatuar plotë begati dhe mirësi dhe të ketë pranuar ibadetet dhe lutjet tona gjatë këtij muaji. Të na mëshirojë dhe begatojë të gjithë neve. Në këtë emision të nderuar dëgjues të ciklit tonë të programeve me titull "Në prani të Kur'anit", do të fillojmë me një pikë tjetër të mrekullive të këtij Libri Hyjnor. Kur'ani, gjithkund ku flet për krijimin dhe mrekullitë e botës, në fakt, ai flet me fakte shkencore. Tani pas shumë vitesh studimesh dhe hulumtimesh, shkencëtarët kanë arritur t'a vërtetojnë këtë. Këto ajete mund të quhen mrekulli të mëdha shkencore. Sot do të flasim mbi ajetet 19 dhe 20 të sures Rrahman, ku Zoti thotë:
" مَرَجَ الْبَحْرَیْنِ یَلْتَقِیَانِ / بَیْنَهُمَا بَرْزَخٌ لَّا یَبْغِیَانِ"
"Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë".
Në këto ajete, Zoti para 1400 vitesh i ka paraqitur fenomenet shkencore. Patjetër ju e dini se lumenjtë e mëdhenj me ujë të ëmbël derdhen në dete dhe oqeane dhe zakonisht detet me ujë të ëmbël krijohen përkrah brigjeve dhe ujin e njelmët e shtynë mbrapa dhe interesante është se deri në një kohë të gjatë uji i ëmbël dhe i njelmët për shkak të dallimeve të shkallës së dendësisë, nuk mund të përzihen. Gjatë udhëtimit me aeroplanë mbi zonat ku lumenjtë derdhen në det, mund të vërehet shumë qartë nga lartë vija që ndanë ujin e ëmbël me ujin e njelmët. P.sh. në Oqeanin Atlantik gjendet rrjedha e ujit të ëmbël që quhet "Golf Stream". Kjo rrjedhë e madhe lëvizë nga bregdeti i Amerikës Qendrore dhe zgjatë deri në brigjet veriore dhe jugore të Evropës. Nxehtësia e këtyre ujërave ka dallim nga 10-15 gradë. Golf Stream nuk përzihet me ujin e oqeanit.
Po ashtu, oqeanografët kanë zbuluar se kur dy detet takohen mes veti, ata nuk mund të kombinohen. Në mes dy deteve është e shtrirë një vijë e hollë. Në zonën e bashkimit të detit Mesdhe dhe Oqeanit Atlantik të cilët bashkohen në ngushticën e Gjibraltarit, ne e shohim këtë mrekulli. Në këtë zonë, shihen dy ngjyra të ndryshme që ndajnë ujërat njëri me tjetrin. Arsyeja më e rëndësishëm që shfaq një fenomen të këtillë, është masa e densitetit njelmët dhe të ëmbël në det, e cila pengon kombinimin e tyre. Këtë të vërtetë Zoti e ka përmendur në Kur'an.
Sot do të shqyrtojmë shkurtimisht edhe ajetin 97 të sures Nahl. Ky është një tjetër ajet që përmban premtimin e Zotit për qetësinë e shpirtit tonë. Në këtë ajet thuhet:
"مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَکَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْیِیَنَّهُ حَیَاةً طَیِّبَةً وَلَنَجْزِیَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا کَانُواْ یَعْمَلُونَ"
97. Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
Zoti në këtë ajet, kusht për të arritur një jetë të pastër e konsideron besimin dhe veprat e mire dhe jo moshën, racën, gjininë apo ndonjë bazë tjetër apo nivel social. Padyshim, gratë dhe burrat ndryshojnë nga pikëpamja e trupit dhe shpirtit, por kjo nuk është aspak shkak për të dalluar karakterin e njeriut, sepse para Zotit të gjithë njerëzit janë të barabartë. Për këtë arsye, kriteri që i jep pushtet karakterit dhe aspektit shpirtëror, nuk është vetëm një kriter, por është besimi dhe veprat e mira dhe virtyti që i jep mundësi qasjeje të njëjtë që të dyve. Këto ajete me saktësi ua mbyllin gojën dhe retorikën atyre që në të kaluarën ose tani kishin dyshim për karakterin e gruas, ose e kanë vënë atë në pozitë më të ulët se burri. Po ashtu, logjika islame në lidhje me këtë çështje të rëndësishme sociale zbulon dhe dëshmon se në kundërshtim me ata që janë shkurtpamës, feja islame nuk është fe vetëm e burrave, por është e njëjtë për të gjithë njerëzimin, që i përket edhe burrave edhe grave.
Jeta e pastër që ishte premtuar për burrat dhe gratë me besim, është realizimi i një shoqërie të lidhur me paqen, sigurinë, prosperitetin, dashurinë, miqësinë, bashkëpunimin dhe konceptet konstruktive njerëzore. Një shoqëri e cila vuan nga shkatërrimi dhe vuajtjet e shkaktuara nga arroganca, shtypja, rebelimi, monopoli dhe adhurimi i ajrit, ajo shoqëri nuk është e sigurt. Disa jetën e pastër e kanë interpretuar në kuptimin ditor. Disa me kënaqësinë për bindjen ndaj urdhrave të Zotit. Imam Aliu (as) është pyetur: "Cili është qëllimi i jetës së pastër?" Ai është përgjigjur: "Është kënaqësia". Sigurisht se kënaqësia është më e madhe se jeta e pastër. Sepse nëse ia jepni tërë botën njeriut e të merrni nga ai shpirtin e kënaqësisë, ai gjithmonë do të jetë i persekutuar, i vuajtur dhe i shqetësuar. Për të parë nëse shpirti i njeriut do të ketë kënaqësi ku do t'i hiqet lakmia, ai gjithmonë do të jetë i liruar. Mund të thuhet se jeta e pastër mund të ketë kuptime të gjera dhe gjithëpërfshirëse. Në përgjithësi, jeta e pastër është larg nga çdo gjë që shijen e ëmbël të jetës e bën të pakëndshme. Shpresojmë që muaji i Ramazanit është një mundësi e mirë për të përjetuar besimtarët jetën e pastër.