Zërat kontradiktorë në Amerikë për programin e përbashkët të veprimit
Në përvjetorin e parë të marrëveshjes bërthamore e njohur ndryshe edhe si programin e përbashkët të veprimit, janë dëgjuar zëra kontradiktor në Amerikë.
Njëkohësisht me festimin e presidentit të SHBA për marrëveshjen bërthamore, Kongresi amerikan miratoi sanksione të reja kundër Iranit. Barack Obama, president i SHBA-ve, me rastin e përvjetorit të akordit për programin e përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore, marrëveshjen në fjalë e cilësoi një fitore të diplomacisë. Ndërsa, Kongresi nën udhëheqjen e republikanëve më 14 korrik, që përkon me përvjetorin e parë të marrëveshjes së përbashkët ët veprimit, ka miratuar dy udhëzime. I pari ka të bëjë me shitjen e aeroplanëve Boeing Iranit dhe i dyti me ndalimin e blerjes së ujit të rëndë nga Irani. Këto mesazhe dhe sjellje kontradiktore në Uashington, dëshmojnë se edhe pas kalimit të një viti nga nënshkrimi i marrëveshjes bërthamore, politikanët amerikanë akoma janë të ndarë në lidhje me stilin e bashkëveprimit me RII. Republikanët në dy vitet e fundit nuk kanë kursyer asgjë për të penguar marrëveshjen bërthamore, duke sabotuar edhe zbatimin e angazhimeve nga Amerika përballë Iranit. Disa nga këto përpjekje janë përballur me qëndrim të fuqishëm nga qeveria e iraniane dhe po ashtu nga qëndresa e administratës amerikane dhe nuk kanë arritur asnjë rezultat. Por në disa raste koalicioni republikano-izraelit ka qenë i suksesshëm në Kongres, p.sh për të penguar udhëtimet e qytetarëve të disa vendeve të botës në Iran. Reflektimi i sjelljeve dhe veprimeve kontradiktore të Amerikës në Iran, ka rritur murin e mosbesimit midis dy vendeve. Nga tani shihen dyshime serioze në lidhje me angazhimin e administratës së ardhshme për përmbushjen e detyrimeve të këtij vendi në kuadër të marrëveshje së përbashkët të veprimit. Megjithatë, retorika e zyrtarëve të lartë amerikanë në lavdërimin dhe lartësimin e marrëveshjes bërthamore, nuk mund t’a ndihmojnë zbatimin e njërës nga marrëveshjet më të rëndësishme bërthamore në botë. Por ndjeshmëria dhe dhembshuria e zyrtarëve amerikanë nga të dyja taborët e ekzekutivit dhe legjislativit, në sigurimin se marrëveshja bërthamore me Iranin është e nevojshme deri në rrugën e cila u hap vitin e kaluar, mbetet e hapur në vitet e ardhshme. Përndryshe, pritjet e Iranit si njëra nga palët nënshkruese të kësaj marrëveshje, që Obama e quan fitore të diplomacisë, do të jenë të paarsyeshme.