Projektet saudito-izraelite të Iranofobisë kanë dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i23041-projektet_saudito_izraelite_të_iranofobisë_kanë_dështuar
Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif  ka deklaruar se projektet arabo-izraelite për të portretizuar Iranin si kërcënim për botën, viteve të fundit kanë dështuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 15:51 Europe/Tirane
  • Projektet saudito-izraelite të Iranofobisë kanë dështuar

Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif  ka deklaruar se projektet arabo-izraelite për të portretizuar Iranin si kërcënim për botën, viteve të fundit kanë dështuar.

Duke folur me një grup iranianësh në Akra, kryeqytet i Ganës, ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif  ka thënë se Tel Aviv dhe Riadi “dy regjime me një mendje”, janë duke investuar në masë të madhe për të përhapur iranofobinë në botë, në mënyrë që të mbulojnë krimet e tyre para botës. “Është e vërtetë se regjimi Al Saud dhe regjimi sionist bashkëpunojnë mes veti dhe kanë një mendje dhe një gjë e tillë sot nuk mund të fshihet tha, ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif. Ai tha se të dy regjimit kanë filluar të shqetësohen për shkak të daljes në shesh të bashkëpunimit mes tyre dhe në këtë mënyrë po tentojnë të rrisin investimet në përhapjen e iranofobisë në botë. Ai ka shtuar: “Bota sot është zgjuar dhe ka kuptuar rrezikun nga vehabizmi”. Vehabizmi është një fillesë ekstreme ideologjike që përhapet nga klerikët sauditë, të cilët kanë bekimin e pushtetit autoritativ audit. Tipari kryesor i ideologjisë vehabiste dhe takfiriste është grupi terrorist ISIS, të cilët i deklarojnë të tjerët si të pafë dh në bazë të dekreteve të klerikëve të tyre ata vrasin njerëz. Përpos Egjiptit dhe Kataiert që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelit, vende tjera arabe nuk kanë marrëdhënie të hapura diplomatike me këtë regjim, mirëpo disa qeveri arabe duke e paraqitur publikisht Izraelin si kundërshtar tradicionalë, në fakt mbajnë lidhje të fshehta me regjimin e Tel Avivit. Një nga këto shtete janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif. Javën e kaluar, një gjeneral në pension i ushtrisë saudite udhëtoi në Izrael në krye të një delegacioni, ku u takua me drejtorin gjeneral pranë Ministrisë së jashtme të izraelit Dore Gold Yoav Mordekai dhe me disa anëtarë të Knesetit. Edhe Riadi edhe Tel Avivi vazhdojnë të kundërshtojnë ashpër marrëveshjen bërthamore të arritur midis Iranit dhe grupit pesë plus një (Amerika, Franca, Rusia, Kina, Britania dhe Gjermania). Këtë të hënë, ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif  tha se marrëveshja bërthamore e njohur ndryshe si Plani i Përbashkët i Veprimit Gjithëpërfshirës, ka dëshmuar natyrën paqësore të programit bërthamor të Republikës Islamike të Iranit.  Plani i Përbashkët i Veprimit Gjithëpërfshirës u arrit më 14 korrik 2015 në Vjenë të Austrisë. Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka shtuar se Këndvështrimi ynë në politikën e jashtme është i gjithanshëm dhe vizita në Afrikë tregon se Irani ka politikë të balancuar të jashtme dhe ekonomike. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit prej ditës së diele, në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik ka nisur një vizitë në Afrikë.