Vrasjet e izedive në Senxhar, krime lufte të ISIS në Irak
Ban Ki-moon, sekretar i përgjithshëm i OKB, në dy vjetorin e pushtimit të rajonit Senxhar dhe vrasjes së izedive nga ana e elementëve të grupit terrorist ISIS, dhunën e ISIS në Irak e ka quajtur krim lufte.
Ban Ki-moon, përmes një deklarate, duke përkujtuar sulmin e para dy viteve të ISIS në qytetin Senxhar dhe vrasjen e banorëve të këtij qyteti, ka thënë se krimet e ISIS në Irak mund të quhen krime lufte, krime kundër njerëzimit bile edhe gjenocid. Sekretari i përgjithshëm i OKB duke dënuar krimet e grupit terrorist ISIS kundër pakicave, veçanërisht pakicës Izedi, ka shprehur shqetësim rreth gjendjes së sigurisë së civilëve posaçërisht të grave dhe fëmijëve izedi të zënë rob nga ISIS në veri të Irakut. Qyteti Senxhar që gjendet në provincën Ninva në veri të Irakut, më 3 gusht 2014, pas tërheqjes së forcave kurdë Pishmerga, u pushtua nga ISIS, ndërsa më 13 nëntor 2015, nga një sulm i përbashkët i forcave Pishmerga dhe forcave të PKK, ky qytet u çlirua nga pushtimi i ISIS. Vlen të theksohet se, Grupi terrorist ISIS trajnon mbi 1200 fëmijë izedi të cilët mbahen të burgosur nëpër kampe të kontrolluara nga terroristët e këtij grupi në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë. Përgjegjësi për çështjet e të burgosurve në Kurdistan, ka bërë të ditur se 1400 fëmijë izedi po marrin trajnime ushtarake nga terroristët e grupit takfirist ISIS dhe janë nën kontrollin e këtyre terroristëve. Husein Al Kaidi, më tej ka thënë se ISIS ka për qëllim t’i përdorë këta fëmijë në operacione terroriste. Kaidi në një konferencë me gazetarë ka thënë se me rastin e dyvjetorit të pushtimit të rajonit Senxhar nga ISIS, por ashtu janë liruar 2 mijë e 640 izedi të rrëmbyer nga ISIS, ndërsa pjesa tjetër prej 3770 mbahen peng nga ky grup takfirist. Kaidi theksoi se deri më tani janë zbuluar 33 varreza masive me trupa të pajetë të pjesëtarëve të komunitetit izedi që janë vrarë nga ISIS. Ai shtoi se mbi 400 mijë izedi kanë ikur nga rajonet e Senxhar dhe janë vendosur në disa kampe jo të përshtatshme për jetesë. Komisioni hetimor i OKB të mërkurën ka njoftuar se terroristët e ISIS vazhdojnë krimet kundër robërve izedi në Irak. Përballja serioze me ISIS dhe dënimi i kryesve të krimeve kundër civile veçanërisht ndaj komunitetit Izedi, janë plagë të thella të cila ISIS dhe përkrahësit e tij i kanë shkaktuar pakicës Izedi në Irak.