Mbështetja e Amerikës ndaj Izraelit, shkaqet dhe arsyet e saj
(last modified Sun, 10 Dec 2023 18:29:46 GMT )
Dhjetor 10, 2023 19:29 Europe/Tirane

Izraeli është baza ushtarake e Amerikës në Lindjen e Mesme (Azinë Perëndimore) dhe funksionin si një faktorë për krijimin e përçarjes dhe për të ndalur ose shtypur lëvizjet çlirimtare në këtë rajon.

Politika e jashtme amerikane në dekadat e fundit ka qenë e bazuar në mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe harmonizimin absolut me interesat e Izraelit në rajonin e Azisë Perëndimore dhe në nivelin e sistemit ndërkombëtar. Ky vend është ndër vendet që ka mbështetur gjithmonë krimet e regjimit pushtues sionist gjatë viteve të kaluara dhe regjimi pushtues sionist ka vazhduar krimet e tij brutale gjatë këtyre viteve vetëm e vetëm në bazë të mbështetjes së Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerika nuk njeh kufij dhe nuk vendos asnjë kusht për të ofruar ndihmën e saj të madhe financiare dhe ushtarake për regjimin e rremë izraelit. Kohët e fundit, një nga çështjet që u bë më e dukshme se kurrë dhe ka zbuluar për të gjithë botën fytyrën e vërtetë të Amerikës, e cila gjithmonë pretendonte të mbronte të drejtat e njeriut dhe bazuar në këtë pretendim të rremë, ushtronte presion mbi vendet e pavarura, është mbështetja e këtij vendi ndaj regjimit të rremë izraelit në vrasjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës! Mbështetja e Amerikës për regjimin sionist nuk kufizohet vetëm në terren, por ne shikojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në arenën diplomatike dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vendosin veton ndaj rezolutës që kërkon vendosjen e një armëpushimi për të ofruar ndihmë humanitare në Rripin e Gazës!

Tani shtrohet kjo pyetje, cila është logjika dhe qëllimi i kësaj mbështetjeje të gjerë të Amerikës, e cila bëhet me mbështetje të gjithanshme diplomatike dhe mediatike?

Studimet dhe analizat në këtë drejtim tregojnë se prapa kësaj mbështetje të pakushtëzuar amerikane për regjimin pushtues sionist qëndron lobi i fuqishëm sionist në Amerikë. Lobi i sionistëve në Amerikë është një nga shembujt unik të fuqisë lobuese dhe ndikuese mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të këtij vendi. Mbështetja e këtij lobi dhe roli i tij unik në ardhjen në pushtet të individëve, grupeve dhe partive të caktuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qartëson në masë të madhe interesat e qeverive të ndryshme në mandate të ndryshme të Amerikës për të mbështetur Izraelin.

Sipas statistikave të disponueshme, më shumë se 90% e hebrenjve amerikanë marrin pjesë në zgjedhjet e këtij vendi dhe kanë një ndikim jetik në rezultatet e votimeve.

Noam Chomsky, teoricien dhe mendimtar amerikan, duke iu referuar ndikimit të parasë në zgjedhjet e Amerikës, tha: “Rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të supozohen në bazë të sasisë dhe shumave të parave të shpenzuara për zgjedhje, dhe meqenëse grupet hebraike dhe veçanërisht sionistët ofrojnë një pjesë e madhe të ndihmës financiare për fushatën zgjedhore të kandidatëve, natyrisht ata kanë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë proces".

Noam Chomsky

Gjithashtu, këto grupe luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe vendimtar në fusha të ndryshme të shoqërisë amerikane, veçanërisht në fushën e politikës dhe medias. Mediat e kontrolluara nga sionistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një ndikim të rëndësishëm në ndryshimin e opinionit publik ose në prezantimin e një kandidati në elektoratin amerikan, prandaj, duke ditur ndikimin e kësaj pakice të fuqishme në mediat e mëdha të Amerikës, kandidatët e zgjedhjeve presidenciale në SHBA përpiqen të ndjekin dëshirat dhe kërkesat e hebrenjve në mënyrë që përmes mediave të tyre, ata të marrin më shumë vota.

Lobi sionist në Amerikë, i cili quhet AIPAC; është drejtpërdrejt përgjegjës për financimin e aktiviteteve prezantuese dhe elektorale të përfaqësuesve të Kongresit të Amerikës dhe organizon vizitat e tyre në Izrael dhe forcimin e marrëdhënieve të tyre me udhëheqësit dhe zyrtarët e komunitetit sionist.

Ky komitet, i cili thuhet se ka rreth 60,000 anëtarë, është aktiv në interes të Izraelit në të gjithë Amerikën dhe çdo vit depoziton shuma të mëdha parash në llogarinë e lobit sionist në bankat amerikane. Ky komitet ka një ndikim të gjerë në opinionin publik dhe mbi vendimmarrësit e qeverisë dhe të institucioneve shtetërore në SHBA.

Në këtë mënyrë, lobi sionist vendos marrëdhënie të forta dhe të gjera me zyrtarë të lartë politikë në Amerikë. Për shembull, në 1994 dhe 1996, një numër anëtarësh të IPAC u takuan me rreth 6000 kandidatë amerikanë të cilët garonin për t'u futur në Kongres.

Lobi hebre, i cili ka një histori shumë të gjatë në pjesëmarrjen politike të Amerikës, përbëhet nga dy grupe të mëdha çifute sioniste, dhe njerëzit me ndikim të tij tani janë të pranishëm në pozicione të ndryshme, duke përfshirë qendrat dhe institucionet vendimmarrëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kanë një ndikim të madh mbi procesin e politikës së jashtme të këtij vendi. Personalitetet më të rëndësishme amerikane si Martin Indyk, ish zëvendës i sekretarit të shtetit të SHBA për çështjet e Lindjes së Afërt dhe Dennis B. Ross, ish-koordinator i procesit për kompromis në Lindjen e Mesme dhe Mel Sembler, kreu i shpërndarjes financiare të Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane të Amerikës, janë anëtarë të këtij grupi.

Prandaj, gjatë dekadave të fundit dhe veçanërisht që nga Lufta Gjashtë Ditore e vitit 1967, qendra e gravitetit të politikës amerikane në Azinë Perëndimore ka qenë marrëdhënia e këtij shteti me Izraelin.

Kombinimi mes mbështetjes pa hezitim për Izraelin dhe pretendimeve të rreme për zhvillimin e "demokracisë" në të gjithë këtë rajon, është bërë shkak që të irritohet dhe zemërohet në masë të madhe opinioni publik i vendeve arabe dhe i mbarë botës islame ndaj politikave mashtruese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të regjimit pushtues sionist.

Në historinë e politikës së jashtme të Amerikës, të gjitha grupet me interesa të veçanta kanë krijuar devijime në politikën e jashtme të këtij vendi, por asnjë grup me ndikim nuk ka mundur të bindë qeverinë amerikane dhe popullin amerikan se interesat e këtij shteti dhe të Izraelit janë krejtësisht në një gjendje të ngjashme, përveç lobit sionist.

Që nga lufta e tetorit të vitit 1973, Uashingtoni e ka mbështetur Izraelin përtej çdo niveli që ka mbështetur vendet e tjera. Që nga viti 1976, kjo mbështetje përfshin pagesën vjetore të ndihmës masive të drejtpërdrejtë ekonomike dhe ushtarake, e cila konsiderohet ndihma më e madhe e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një regjim tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore, e cila arriti lehtësisht në 140 miliardë dollarë.

Në kuadër të mbështetjes së Amerikës dhe bazuar në disa statistika të disponueshme, regjimi pushtues sionist merr rreth tre miliardë dollarë ndihmë direkte çdo vit, që përfshin pothuajse një të pestën e buxhetit të ndihmës së huaj dhe vlera e kësaj ndihme është rreth 500 dollarë për çdo izraelit. Një çështje tjetër që vlen të përmendet me këtë rast është kjo se vendet e tjera që marrin ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i marrin këto ndihma me këste tremujore; por Izraeli i merr të gjitha ndihmat në fillim të çdo viti financiar menjëherë, dhe kështu, mund të bëjë një fitim të madh.

Vlen gjithashtu të theksohet se shumë shteteve përfituese nga ndihma ushtarake e Amerikës u kërkohet që të shpenzojnë të gjitha paratë që marrin vetëm në SHBA, por Izraelit i lejohet të subvencionojë afërsisht 25% të kësaj ndihme për t'ia dedikuar industrisë së tij ushtarake. Gjithashtu, Izraeli është i vetmi marrës i ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili nuk është i kushtëzuar t'i shpjegojë këtij vendi se si shpenzohen parat e asaj ndihme dhe pikërisht kjo qështje të bëhet shkak që të jetë i pamundur parandalimi i shpenzimit të këtyre parave në ato raste ose projekte që SHBA në mënyrë sipërfaqësore është kundër atyre projekteve, siç është ndërtimi i kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Palestinës. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgojnë ndihma për zhvillimin e sistemeve të armëve të Izraelit dhe ofrojnë terren që ky regjim të marrë armë super të avancuara si helikopterët "Blackhawk" dhe avionët "F-16".

Bazuar në marrëveshjen dypalëshe mes SHBA-së dhe regjimit pushtues sioniste nënshkruar në vitin 2016, u vendos që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpenzonin 33 miliardë dollarë për pajisje ushtarake në Izrael ndërmjet viteve 2019 dhe 2028.

Gjithashtu është interesant të dimë se Amerika nuk heziton t'i japë Izraelit informacione të inteligjencës, të cilat gjithashtu refuzon t'ua japë aleatëve të saj në NATO, dhe tërësisht i mbyll sytë ndaj përpjekjeve të Izraelit për të zhvilluar armë bërthamore. Përveç këtyre mbështetjeve në terren, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetësi kryesor i regjimit pushtues sionist në fushën e diplomacisë, kështu që nga viti 1982 deri në fillimin e operacionit Stuhia Al-Aksa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton ndaj të paktën 32 rezolutave të propozuara për miratim në Këshillin e Sigurimit të cilat dënonin Izraelin. Kjo shifër është më shumë se numri i përgjithshëm i rasteve të përdorimit të vetos nga të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit. Amerika ka mbajtur gjithmonë anën e regjimit sionist edhe gjatë finalizimit të marrëveshjes së paqes, ndërkohë që duhej të mbante rolin e ndërmjetësuesit. Siç tha një amerikan që mori pjesë në bisedimet e Camp David në 2000: "Në shumë raste, ne vepruam sikur të ishim avokatët e Izraelit".

Negociatat e Campe David

Çështja e fundit është kjo se përveç rolit efektiv të lobit të fuqishëm sionist në Amerikë, duket se ekzistojnë edhe interesa jetike dhe strategjike për amerikanët në mbështetjen e tyre ndaj regjimit pushtues sionist, dhe këto interesa jetike dhe strategjike varen nga mbijetesa dhe forcimi i këtij tumori kanceroz. Në fakt, motivimi kryesor në prapaskenën e kësaj mbështetjeje të pazakontë të Amerikës, në radhë të parë qëndron në interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, interesa këto që lidhen më së shumti me rolin jetik dhe pozicionin e veçantë që ka ky regjim pushtues sionist në strategjinë amerikane dhe në bazë të të cilit Izraeli është baza ushtarake e Amerikës në Lindjen e Mesme si faktor përçarjeje dhe frenimi apo shtypjeje të lëvizjeve çlirimtare të vendeve të këtij rajoni. Sipas njërit prej sionistëve, Palestina e pushtuar është baza ushtarake e Amerikës dhe Izraeli nuk po lufton vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për interesat jetike të Perëndimit.