Mars 05, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Shqipëria rihap bazën e saj ajrore të epokës sovjetike për NATO-n

Është hapur zyrtarisht sot baza e NATO-s në Kuçovë. Inaugurimi i kësaj baze u bë përmes një ceremonie zyrtare, pjesë e të cilës ishin personalitete të shumta të vendit dhe jo vetëm.

Gjeneral Aleksandër Pando tregoi se avionët që u panë në ceremoni erdhën vetëm me rastin e inaugurimit. Ai tregoi se Shqipëria ka në flotën e saj Black Haëk, që do qëndrojnë aty dhe avionët pa pilotë Bajraktar, ndërsa avionët e ceremonisë së sotme u sollën nga Italia dhe dy F16 nga pala amerikane. “Investimi i bazës së NATO ka kushtuar 55 mln euro, 50 mln janë nga fondi i përbashkët i aleancës dhe 5 mln nga fondi i qeverisë shqiptare. Pozicioni i Kuçovës është një pozicion strategjik, në gjithë Ballkanin Perëndimor. Edhe për kushtet e motit, Kuçova, nga pilotët që kanë fluturuar atje është një bazë që asnjëherë nuk mbulohet nga mjegulla për shkak të pozicionit të luginave”, tha gjenerali. Baza e Kuçovës do të ketë pajisjet më moderne ushtarake. Ushtarakë të lartë të aviacionit shqiptar treguan, detajet dhe mënyrën si do funksionojë baza. Ndërtimi i bazës ajrore në Kuçovë,  përgjatë dy viteve ka kaluar në një sërë etapash, të cilat janë finalizuar me inagurimin në datën 4 mars dhe nisjen e operacioneve pas kësaj date. Ndërsa kolonel Luan Sadiku sqaroi se si do të zhvillohen stërvitjet në bazë, me avionët që janë në dispozicion, përfshi dronët dhe helikopterët. Mjetet që do të dislokohen në Shqipëri janë të teknologjisë së fundit dhe do të kryejnë operacioni monitorimi sipas një rregulloreje të miratuar në bashkërendim me qeverinë shqiptare dhe NATO-s.

Tags