De Biasi: Mora përgjigjet e duhura
De Biasi pas ndeshjes ka folur për barazimin ndaj Marokut duke theksuar se gjendja e ekipit që vinte pas pushimeve të verës dhe pritej kjo ndeshje derisa ekipi te fitoj formën.
“Në këtë ndeshje morëm përgjigje të mira, përgjigje të duhura. Sigurisht janë dy lojtar të rëndësishëm. Më vjen keq që Hyka ka munguar dy vjet. Kjo tregon që unë i shikoj lojtarët dhe çdo kush ka shansin që të rikthehet”. “Ekipi nga fillimi për tu përgjigjur kundërshtarit ndryshoi rreshtimin në fushë dhe kjo solli ndryshime pozitive”. “Ky ndryshim i modulit erdhi gjatë ndeshjes. Nuk e kishim përgatitur. Edhi në bazë të formacionit. Kjo mund të shikohet për të ardhmen. Ne kemi përdorur një lojë të tillë me Kosovën”. “Kjo ishte diçka që stafi e kishte frikën e euforisë, por ekipi luajti me përqendrim”, tha De Biasi.