Kampioni shqiptar irriton mediat serbe
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i46390-kampioni_shqiptar_irriton_mediat_serbe
Izmir Smajlaj i ka befasuar të gjithë ata të cilët nuk e kanë përcjellë me vëmendje zhvillimin sportiv të këtij atleti, me kërcimin prej 8.08 metra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2017 16:51 Europe/Tirane
  • Kampioni shqiptar irriton mediat serbe

Izmir Smajlaj i ka befasuar të gjithë ata të cilët nuk e kanë përcjellë me vëmendje zhvillimin sportiv të këtij atleti, me kërcimin prej 8.08 metra.

Por Smajlaj ka rënë në sy kohët e fundit për rezultate të jashtëzakonshme, ndaj edhe rezultati i tij është befasi vetëm për ata që nuk e përcjellin me vëmendje këtë sport. Ajo që në veçanti u ka rënë në sy mediave në Serbi, ishte shqiponja që sportisti i ri nga Shqipëria bëri me duar pas fitores së merituar. "Vesti - online" e quan këtë festim me shqiponjën dykrenore me duar si një "kompleks". Ndërsa gazeta "Blic” e quan madje si një "turp dhe incident të nxitur nga garuesi shqiptar Izmir Smajlaj." Smajlaj ka traguar natyrisht edhe emrin e kombëtares së tij që shkruan në fanellë, por duket se edhe kjo i ka irrituar disa media në Beograd "duke e quajtur këtë të panevojshme". Duket se në Beograd ende nuk është harruar incidenti me dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ndaj disa media pengohen tani edhe nga emri në fanellë, apo dhe përshëndetja karakteristike shqiptare me shqiponjë. Atleti i ri shqiptar Izmir Smajlaj ka fituar në garën e Kampionatit Evropian në sallë në kërcim së gjati, në Beograd. Ai doli më i mirë se Michel Tornéus (Suedi) dhe Sergej Nikiforov (Ukrainë).