Speciale për përvjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit (ra) -2
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i53948-speciale_për_përvjetorin_e_vdekjes_së_imam_khomejnit_(ra)_2
Imam Khomejni (ra) me idetë e tij politike, të menduarin në sferat politike e vendosi në qendër të lëvizjes së tij revolucionare në mënyrë që të krijohen kushtet për vetëbesim dhe për tu mjaftuar në potencialet vendore dhe për tu larguar nga humbja e vetës përball perëndimit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 25, 2017 10:22 Europe/Tirane
  • Speciale për përvjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit (ra) -2

Imam Khomejni (ra) me idetë e tij politike, të menduarin në sferat politike e vendosi në qendër të lëvizjes së tij revolucionare në mënyrë që të krijohen kushtet për vetëbesim dhe për tu mjaftuar në potencialet vendore dhe për tu larguar nga humbja e vetës përball perëndimit.

Dinamizmi dhe vazhdimësia e ideve të Imam Khomejnit (ra)

Kjo lëvizje përcaktuese në nivel të rajonit, i ka dhënë një ndihmë të madhe zhvillimit dhe ngritjes së vizionit politik në vendet islame, prandaj me vazhdueshmërinë e kësaj lëvizje u shfaqen edhe potencialet politike të botës islame.

Padyshim se një prej ndikimeve të rëndësishme të ideve politike të Imam Khomejnit në epokën e Revolucionit Islamik, është shndërrimi i vlerave revolucionare në një lëvizje të pavdekshme. Kjo lëvizje e madhe, i ka shndërruar vlerat e Revolucionit Islamik në vlera globale dhe u dha shpresë popujve të shtypur të botës që të rezistojnë përballë sistemit hegjemonist. Revolucioni Islamik në rrugën të cilën e projektojë Imam Khomejni (ra), mbrojtjen e të drejtave të popujve e vendosi prioritet të programit të tij dhe përkundër shumë revolucioneve të botës, ky revolucion nuk u largua nga rruga kryesore e tij dhe në kurrfarë rrethanash dhe kushtesh nuk u hoqi dorë nga  vlerat dhe idealet e tij, pavarësisht të gjitha presioneve dhe sabotimeve të vendeve të tjera. Prandaj, Revolucioni Islamik u shndërrua në një simbol për të gjitha lëvizjet për liri e drejtësi në sferën politike dhe shoqërore të botës.

Lufta kundër padrejtësisë dhe mohimi i arrogancës, ishin prej parimeve themelore të ideve të luftës së Imam Khomejnit (ra) dhe gjithmonë janë theksuar këto parime. Fjala "arrogancë" që ka hyrë në fjalorin politik të Revolucionit Islamik të Iranit, buron nga mësimet e Kur'anit të shenjtë. Lufta kundër dhunës dhe kundër politikave arrogante si një përgjegjësi fetare-politike, ka ushtruar ndikimin më serioz mbi kryengritjet e popujve të shtypur kundër sistemit të dhunshëm sundues mbi botën.

Ideja e Imam Khomejnit (ra) për luftë kundër padrejtësisë dhe dhunës e cila buron nga të menduarit fetar dhe bindjet burimore fetare të tij, nga njëra anë me paraqitjen e fenomenit të luftës kundër dhunës dhe padrejtësisë si një detyrë fetare, kjo ide u lidh me dinjitetin fetar të umetit mysliman në mënyrë që përgjithmonë të luajë rol si një prej obligimeve dhe detyrave fetare, ndërsa nga ana tjetër, morali për luftë kundër dhunës dhe fuqive arrogante krijoi më shumë rrethanat për lëvizje dhe kryengritje çlirimtare dhe kundër sistemit kolonialist.

Ky është realitet i pamohuar që është manifestuar në idetë politike të Imam Khomejnit (ra).

Prandaj, për këtë arsye edhe pas katër dekadave nga fitorja e Revolucionit Islamik, vazhdojnë akoma kureshtjet për idetë politike të Imam Khomejnit (ra) si fenomeni më i madh i shekullit dhe vazhdimisht debatohet në lidhje me idetë e tij.

Imam Khomejni (ra) idetë e tij politike nuk i paraqiste në një atmosferë të interesave në mënyrë që të përfitojë politikisht nga këto ide. Kështu që, në periudhën e luftës për vendosjen e një sistemi shtetëror islamik, interpretimi i Imam Khomejnit (ra) rreth ideve politike të Islamit, ka dy karakteristika të veçanta: njëra është përballja serioze me ngurtësinë, devijimin e mendimit dhe irracionalen, ndërsa karakteristika e dytë është shpjegimi i fesë Islame si një shkollë gjithëpërfshirëse dhe me baza qeverisëse dhe politike.

Imam Khomejni (ra) në një lëvizje të llojit të kryengritjeve revolucionare, duke krijuar ndryshim në një periudhë në të cilën bota ishte futur mes dy ideve autoritare të Perëndimit dhe Lindjes, paraqiti një ide të tretë me emrin "forca popullore e kombit" e cila njëkohësisht me luftën kundër arrogancës, mohoi dhe hodhi poshtë edhe idetë anti-fetare të regjimeve komuniste dhe socialiste duke i treguar botës se Islami i vërtetë jo vetëm se nuk ka kurrfarë bindje për tu izoluar dhe për tu dorëzuar, por ai është inspirim i lëvizjeve për drejtësi.

Kjo lëvizje që nga pikëpamja e fuqive hegjemoniste botërore quhej kundër strukturave ekzistuese, pa pasur nevojë për krijimin e teorive politike të llojit të sistemeve perëndimore ose të sistemeve politike të lindjes, të gjithë popujve të shtypur u tregoi rrugën e çlirimit nga hegjemonia e fuqive botërore.

Imam Khomejni (ra) me prezantimin dhe udhëheqjen e kësaj ideje të re politike, filloi luftën kundër arrogancës në sfera të rëndësishme dhe atë e ka vazhduar gjatë gjithë jetës së tij të begatshme.

Imam Khomejni (ra) besonte se "Islami ka program dhe ide konstruktive në të gjitha fushat, edhe për vendosjen e sistemit shtetëror islamik të bazuar në pavarësi, drejtësi, edhe për krijimin e motiveve për zhvillim dhe për realizimin e programeve finale".  

Në bazë të kësaj, një tjetër bazë e ideve politike islame të Imam Khomejnit (ra), është kjo që ai mbështetjen kryesore të Islamit i konsideron shtresat e shtypura dhe të privuara. Imam Khomejni (ra) gjithnjë theksonte se shteti është për shtresat e privuara dhe për këtë arsye gjithnjë kërkonte nga funksionarët shtetërorë që të forcojnë lidhjen e tyre me këto shtresa dhe me popullin në përgjithësi.

Në pikëpamjen e Imam Khomejnit (ra), çlirimi i popullit nga prangat e kolonializmit dhe despotizmit, ishte prej qëllimeve të rëndësishme të luftës.

Imam Khomejni (ra) në përkufizimin e sistemit të Republikës Islamike dhe të shtetit fetar thotë: "Sistemi shtetëror islamik nuk mund të bashkohet me despotizmin".

Imam Khomejni (ra) vë në dukje rolin e popullit në sistemin shtetëror islamik dhe atë e quan një prej elementëve më themelore të Republikës Islamike të Iranit dhe thotë:

"Ne kërkojmë vendosjen e një sistemi të Republikës Islamike dhe ai është një qeverisje e bazuar mbi votën e popullit".

Në idetë politike të Imam Khomejnit (ra) "Shteti Islamik është një shtet i cili së pari qind për qind mbështetet në votën e popullit, në atë mënyrë që çdo qytetarë iranianë të ndjejë se me votën e tij, përcakton fatin e tij dhe ndërton vendin e tij".

Prandaj duhet thënë se nëse deri para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, përballja me botën e arrogancës dhe rezistenca përball perëndimit dhe Amerikës, ishte vetëm një ideal dhe konsiderohej një ide shumë larg realitetit, mirëpo me fitoren e Revolucionit Islamik në bazë të ideve politike të Imam Khomejnit (ra) dhe fitores së gjithanshme të tij, popujt e shtypur gjetën shpresë dhe u frymëzuan për luftën e tyre kundër kolonializmit dhe lëvizjet çlirimtare në nivel botëror morën një forcë të re. Kështu që lufta kundër arrogancës botërore është një prej parimeve themelore të ideve politike të Imam Khomejnit (ra) e cila u shndërrua në një fenomen të pavdekshëm.