Vdiq fshatari legjendar iranian
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i63607-vdiq_fshatari_legjendar_iranian
Një fshatar iranian, Azbar Ali Haxhavi, i cili me guxim arriti t’u shpëtonte jetën  pasagjerëve të një treni nga një aksident rreth 56 vjet më parë, vdiq në moshën 86 vjeçare nga një sëmundje e rëndë e mushkërive.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 03, 2017 21:14 Europe/Tirane
  • Vdiq fshatari legjendar iranian

Një fshatar iranian, Azbar Ali Haxhavi, i cili me guxim arriti t’u shpëtonte jetën  pasagjerëve të një treni nga një aksident rreth 56 vjet më parë, vdiq në moshën 86 vjeçare nga një sëmundje e rëndë e mushkërive.

I njohur gjerësisht si Fshatari Sakrifikues, Haxhavi u shtrua më 14 nëntor në një spital në qytetin e Tabrizit për shkak të një ndërlikimi të rëndë pulmonar dhe vdiq të shtunën. Ai u lind në shkurt të vitit 1931 në qytetin verilindor të Mianeh, në veriperëndim të Iranit. Për dekada të tëra, historia e sakrificës së tij u mësua në shkollat ​​iraniane. Në një natë të ftohtë dimri në vitin 1961, Haxhavi, atëherë 32 vjeç, duke ecur përgjatë hekurudhës zbuloi një rrëshqitje të tokës qe kishte bllokuar shinat. Ai më pas hoqi xhaketën dhe e lidhi atë me një shkop dhe i vuri zjarrin duke vrapuar drejt  trenit që ecte me shpejtësi dhe duke bërtitur për të tërhequr vëmendjen e trenistit. Megjithatë, trenisti nuk e kuptoi lëvizjen e Haxhaviut dhe heroi më në fund u detyrua të qëllojë me armë në ajër për të ndaluar trenin me të cilin udhëtonin mijëra pasagjerë. Pas vdekjes së Fshatarit Sakrifikues, një ditë zije u shpall për nder të tij në qytetin e lindjes së tij, Mianeh.