Futbolli bregdetar, Irani mposht Spanjën dhe fiton Kupën Ndërkontinentale
Nëntor 09, 2019 20:25 Europe/Tirane
Ekipi iranian i futbollit bregdetar fitoi finalen e Kupës Ndërkontinentale duke mposhtur Spanjën dhe duke fituar titullin për herë të tretë.
Skuadra e Iranit shkatërroi Spanjën me rezultatin 6:3 të shtunën në finalen e Kupës Ndërkontinentale që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ekipi iranian i fitoi të gjitha ndeshjet dhe në fazën finale eliminoi Rusinë dhe Emiratet ndërsa në finale dominoi Spanjën. Irani e ka fituar këtë kompeticion prestigjioz të futbollit bregdetar në vitet 2013, 2018 dhe tani në 2019.
Tags