Sauditët sulmojnë një kamion me ushqime në Jemen
Shtator 09, 2020 09:49 Europe/Tirane
Avionët luftarakë të Arabisë saudite kanë sulmuar një kamion me lëndë ushqimore në provincën Maareb të Jemenit.
Sulmi është kryer në rajonin Mahilia të provincës Maareb ku për pasojë disa civilë janë vrarë dhe plagosur. Ditë më parë ushtria dhe komitetet popullore në Jemen kanë çliruar qytetin Mahilia nga pushtimi I mercenarëve sauditë. Provinca Maareb në qendër të Jemenit lidh veriun me jugun dhe ka rëndësi strategjike.