Hamas thekson unitetin kombëtar dhe ruajtjen e bashkimit të palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100465-hamas_thekson_unitetin_kombëtar_dhe_ruajtjen_e_bashkimit_të_palestinezëve
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se integriteti kombëtar dhe ruajtja e unitetit të palestinezëve është alternativë strategjike dhe e domosdoshme për të dy lëvizjet Hamas dhe Fatah dhe për të gjithë forcat politike të Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 03, 2020 17:14 Europe/Tirane
  • Hamas thekson unitetin kombëtar dhe ruajtjen e bashkimit të palestinezëve

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se integriteti kombëtar dhe ruajtja e unitetit të palestinezëve është alternativë strategjike dhe e domosdoshme për të dy lëvizjet Hamas dhe Fatah dhe për të gjithë forcat politike të Palestinës.

Lëvizja Hamas sot (të shtunën) me anë të një deklarate, vuri në dukje takimet e kësaj lëvizje me lëvizjen Fatah për të shqyrtuar dhe analizuar zhvillimet e Palestinës dhe ka deklaruar se këto takime janë përgatitje për dialog gjithëpërfshirës palestinezë dhe rezultat i këtyre takimeve është teksti i marrëveshjes mes dy lëvizjeve Hamas dhe Fatah që prezantohet për grupet e tjera palestineze.  

Lëvizja Hamas në këtë deklaratë ka hedhur poshtë plotësisht të gjitha komplotet dhe kontratat kundër çështjes së Palestinës dhe kundër të drejtave të popullit palestinez, ndërsa ka theksuar se komplotet e armikut sionist do të dështojnë të gjitha.

Hamas gjithashtu ka thënë: “Integriteti kombëtar në kuadër të rindërtimit përsëri të sistemit politik të Palestinës në bazë të parimeve paqësore dhe demokratike dhe nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha rajonet palestineze duke përfshirë edhe Kodsin e shenjtë”.