Lëvizja Fatah e Palestinës anulon të gjitha marrëveshjet me regjimin sionist
Sekretari i komitetit qendror të lëvizjes Fatah njoftoi vendimin e lëvizjes për të anuluar të gjitha marrëveshjet me regjimin sionist.
"Ne kemi vendosur të anulojmë të gjitha marrëveshjet me pushtuesit," tha të martën në mbrëmje Jibril al-Rajub, sekretari i komitetit qendror të lëvizjes Fatah. Sekretari i komitetit qendror të lëvizjes Fatah shtoi: "Ne kërkojmë të krijojmë një partneritet kombëtar palestinez me grupe palestineze, përfshirë Hamasin dhe të formojmë një front të vetëm politik". Më parë, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, Ziad Nakhaleh, kishte thënë: "Organizata Çlirimtare, së cilës po përpiqemi të bashkohemi, nuk duhet ta ketë njohur regjimin sionist dhe duhet të pezullonte çdo marrëveshje të mëparshme me këtë regjim."