Gjenerali izraelit: Presioni maksimal i SHBA nuk e ka gjunjëzuar Iranin
Sipas agjencisë së lajmeve Fars News, shefi i divizionit të kërkimit të inteligjencës ushtarake izraelite, Gjeneral Brigade Dror Shalom, në një intervistë me gazetën izraelite Yediot Aharonot këmbënguli mbi nevojën për të bërë gjithmonë presion mbi Republikën Islamike të Iranit.
Duke reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në rajon dhe në Shtetet e Bashkuara, gjeneral brigade Dror Shalom tha: “Ende nuk është provuar që tërheqja amerikane nga marrëveshja bërthamore me Iranin ka qenë domosdoshmërisht e dobishme për Izraelin". "Irani është ende shumë larg nga gjunjëzimi sepse nuk është zmbrapsur," tha Shalom. "Unë e miratoj strategjinë e presionit ndaj Iranit, e cila është e rëndësishme!", shtoi gjenerali izraelit. “Irani është dobësuar si një fuqi e madhe. Sa i përket strategjisë së ardhshme të SHBA, ajo është të mbajë presionin maksimal mbi Iranin dhe të kërkojë një kompromis. Por pyetja është, a do të jetë e mirë kjo marrëveshje për izraelitët? pyeti Gjeneral Dror Shalom. Duke përsëritur pretendimet se "Irani është burimi më i madh i rrezikut kundër Izraelit sepse ky vend është burimi i kapaciteteve në rritje të Hamasit, Xhihadit Islamik dhe Hezbollahut në Liban", ky autoritet ushtarak izraelit shtoi: "Sapo Irani të ketë fuqi bërthamore, ai do të jetë shumë armiqësor ndaj nesh ". "Irani është në një pozicion për të marrë një kapacitet bërthamor brenda dy viteve, nga momenti i nënshkrimit të kompromisit të mundshëm, një afat kohor jo shumë i gjatë," tha Dror Shalom. “Kjo më shqetëson sepse nëse Irani ka një bombë atomike, të gjitha zhvillimet do të jenë kundër nesh ", komentoi ai.