Arabia Saudite mes një konflikti Iran-Izrael?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101924-arabia_saudite_mes_një_konflikti_iran_izrael
Duke gjykuar nga toni pajtues i ambasadorit saudit në OKB, duket se frika po vendoset në Riad ...
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2020 16:24 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite mes një konflikti Iran-Izrael?

Duke gjykuar nga toni pajtues i ambasadorit saudit në OKB, duket se frika po vendoset në Riad ...

Në këtë kohë, Ben Salman madje duhet të pyesë nëse e gjithë kjo histori e Neom, e mediatizuar me pabesi nga boshti SHBA / Izrael nuk do të kishte qenë një kurth i ndyrë për ta bërë mbretërinë saudite bashkëpunëtore të një "krimi të rëndë" me dimensione që sollën kërcënim për sigurinë kombëtare iraniane.  Të martën, Arabia Saudite, zakonisht e shpejtë për të fajësuar Iranin si "një kërcënim ndaj stabilitetit dhe paqes në botë", e quajti fizikanin bërthamor iranian " dijetar që i përket gjithë ummetit islam". MBS, vendi i të cilit, sipas mediave sioniste, sapo ka hapur qiellin e tij për avionët ushtarakë izraelitë, a është i gatshëm të mbështesë regjimin sionist në luftën e tij kundër Rezistencës? Kuds-2, ajo raketë e vetme që mbrëmjen e 22 nëntorit dhe gjatë takimit të famshëm të Neomit provoi se si Amerika mashtron Riadin, duhet të ketë qenë e mjaftueshme për ta penguar Riadin nga çdo aventurizëm. Gjithashtu të hënën, burime të mirëinformuara raportuan për vizitën e papritur dhe të dyshimtë të ambasadorit amerikan në provincën lindore të Al-Mahra, në Jemen, e cila është nën kontrollin e forcave saudite. Kjo provincë në kufi me Omanin ku Riadi shtyp popullsinë për të kaluar një tubacion të gjatë 300 kilometra për ditën kur lufta kundër Iranit do të shpërthente duke bllokuar ngushticën e Hormuzit. Një plan ambicioz qëllimi i të cilit është transferimi i naftës saudite përmes Detit Arabik dhe Detit të Kuq në vendet kliente pa kaluar në ngushticën e Hormuzit. Dy ditë më parë, ambasadori Hansel udhëtoi papritur në provincën lindore të Jemenit Al-Mahra ku u takua me Mohammad Ali Yasser, guvernatorin pro Riadit. Asnjë detaj tjetër nuk është bërë publik për këtë temë. Por që nga 27 nëntori, data e krimit të kryer nga Izraeli në territorin iranian, sapo është hapur një perspektivë tjetër, ajo e luftës. A beson Riadi me të vërtetë se Al Mahra do të zëvendësojë ngushticën e Hormuzit? Arabia Saudite e kalon naftën përmes ngushticës së Hormuzit për të transferuar energji në Kinë dhe Indi, të cilat janë klientët e saj më të mirë. Mbi 90% e eksporteve të naftës saudite kalojnë përmes këtij kalimi, duke e bërë atë eksportuesin më të madh të naftës prej ngushticës së Hormuzit. Një tubacion prej 300 km në Al Mahra, puna e të cilit mbetet të përfundojë, vështirë se do të zëvendësojë ngushticën iraniane të Gjirit Persik ... Ben Salman nuk duhet mashtrohet edhe një herë nga thashethemet e boshtit Pompeo / Netanjahu dhe të besojë si gjashtë vitet e kaluara tek Santa Claus ...