Rifillojnë protestat në shumë qytete të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102011-rifillojnë_protestat_në_shumë_qytete_të_irakut
Burimet informative kanë njoftuar për fillimin e protestave qytetare në qytete të ndryshme të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 05, 2020 12:30 Europe/Tirane
  • Rifillojnë protestat në shumë qytete të Irakut

Burimet informative kanë njoftuar për fillimin e protestave qytetare në qytete të ndryshme të Irakut.

Kanali informativ Russia El-Jeum njoftoi se një javë pas përleshjeve mes protestuesve irakianë në qytetin Nasirije dhe vrasjen dhe plagosjen e disa protestuesve, sot me mijëra qytetarë irakianë kanë dalë përsëri në protesta nëpër qytete të ndryshme të Irakut.

Sipas këtij burimi, protestuesit në qytetin Nasirije kanë theksuar për vazhdimin e protestave të tyre dhe kanë protestuar kundër mbledhjes së tendave të protestuesve në sheshin Al-Habubij të këtij qyteti.

Forcat e sigurisë së Irakut në qytetin Nasirije gjithashtu kanë mbyllur rrugët që çojnë në sheshin Al-Habubij.

Edhe në qytete të tjera të Irakut si në Bagdad dhe Al-Divanije gjithashtu janë organizuar protesta në solidaritet me protestuesit e qytetit Nasirije.

Vlen të theksohet se qyteti Nasirije është qendër e provincës Dhighar në jug të Irakut dhe të premten e kaluar ka qenë arenë e zhvillimit të protestave dhe veprimeve të dhunshme ku si pasojë janë vrarë 9 qytetarë irakianë dhe janë plagosur 90 të tjerë.