Rifillojnë protestat në shumë qytete të Irakut
Burimet informative kanë njoftuar për fillimin e protestave qytetare në qytete të ndryshme të Irakut.
Kanali informativ Russia El-Jeum njoftoi se një javë pas përleshjeve mes protestuesve irakianë në qytetin Nasirije dhe vrasjen dhe plagosjen e disa protestuesve, sot me mijëra qytetarë irakianë kanë dalë përsëri në protesta nëpër qytete të ndryshme të Irakut.
Sipas këtij burimi, protestuesit në qytetin Nasirije kanë theksuar për vazhdimin e protestave të tyre dhe kanë protestuar kundër mbledhjes së tendave të protestuesve në sheshin Al-Habubij të këtij qyteti.
Forcat e sigurisë së Irakut në qytetin Nasirije gjithashtu kanë mbyllur rrugët që çojnë në sheshin Al-Habubij.
Edhe në qytete të tjera të Irakut si në Bagdad dhe Al-Divanije gjithashtu janë organizuar protesta në solidaritet me protestuesit e qytetit Nasirije.
Vlen të theksohet se qyteti Nasirije është qendër e provincës Dhighar në jug të Irakut dhe të premten e kaluar ka qenë arenë e zhvillimit të protestave dhe veprimeve të dhunshme ku si pasojë janë vrarë 9 qytetarë irakianë dhe janë plagosur 90 të tjerë.