Hamas paralajmëron për pushtimet e regjimit sionist në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102395-hamas_paralajmëron_për_pushtimet_e_regjimit_sionist_në_bregun_perëndimor
Zv/shefi i zyrës politiket e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka paralajmëruar se regjimi sionist nëpërmjet planit për aneksimin e tokave palestineze, po mundohet të vendosë pushtetin e vet të përhershëm mbi Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2020 15:20 Europe/Tirane
  • Hamas paralajmëron për pushtimet e regjimit sionist në Bregun Perëndimor

Zv/shefi i zyrës politiket e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka paralajmëruar se regjimi sionist nëpërmjet planit për aneksimin e tokave palestineze, po mundohet të vendosë pushtetin e vet të përhershëm mbi Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Agjencia e lajmeve SAFA njoftoi se Saleh Al-Arurij, zv/shefi i zyrës politike të Hamas, ka deklaruar: “Me rifillimin e koordinimit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë së Autoritetit Autonom të Palestinës me regjimin sionist përkrah pushtimit dhe bllokadës së huaj, e ka bërë më të ndërlikuar situatën për rezistencën në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë. Në rast të vonesës në formimin e unitetit kombëtar të Palestinës, ekziston kjo mundësi që regjimi sionist të ndajë territoret e rajonit të Bregut Perëndimor dhe të krijojë pasiguri në këtë rajon”.

Autoriteti Autonom i Palestinës më 17 nëntor ka deklaruar se do të rifillojë koordinimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë me regjimin sionist të cilin e kishte ndërprerë për shkak të vendimit të këtij regjimi për pushtimin dhe aneksimin e disa pjesëve të tjera të tokave palestineze në Bregun Perëndimor.