EBA nuk tërhiqet nga pozicionet e veta në jug të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102420-eba_nuk_tërhiqet_nga_pozicionet_e_veta_në_jug_të_jemenit
Militantët e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në jug të Jemenit të ashtuquajtur “Këshilli Tranzitiv i Jugut” nuk kanë pranuar të tërhiqen nga selia dhe bazat e tyre në këtë rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2020 12:51 Europe/Tirane
  • EBA nuk tërhiqet nga pozicionet e veta në jug të Jemenit

Militantët e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në jug të Jemenit të ashtuquajtur “Këshilli Tranzitiv i Jugut” nuk kanë pranuar të tërhiqen nga selia dhe bazat e tyre në këtë rajon.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet jemenase në jug të Jemenit ditën e martë kanë deklaruar se militantët e grupit të ashtuquajtur “Këshilli Tranzitiv i Jugut” të mbështetur nga EBA nuk janë deklaruar të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes së Riadit edhe pas formimit të ashtuquajturës koalicioni qeveritar dhe për këtë arsye nuk janë larguar nga qendrat e tyre ushtarake në provincën Ebin të Jemenit.

Sipas këtij burimi, forcat e “Këshilli Tranzitiv i Jugut” jo vetëm që nuk janë larguar nga bazat e tyre ushtarake, por kanë filluar të krijojnë edhe postblloqe të sigurisë mes provincave Aden dhe Ebin.

Burimet informative të lidhura me qeverinë e dorëhequr të Jemenit të premten e kaluar kanë thënë se Mansur Hadi, presidenti në dorëheqje të Jemenit, ka urdhëruar formimin e një koalicioni qeveritar me 24 anëtarë të ndarë në mënyrë mesatare mes jemenaseve të veriut dhe të jugut.