Sana paralajmëron Riadin për vazhdimin e konfiskimit të anijeve jemenase
Ministri i punëve të jashtme në qeverinë e shpëtimit kombëtar të Jemenit ka dënuar vazhdimin e konfiskimit të anijeve jemenase transportuese të karburanteve nga ana e forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe EBA-ve.
Agjencia e lajmeve SEBA njoftoi se Hesham Sharaf Abdullah, ministri i jashtëm në qeverinë e shpëtimit kombëtar të Jemenit, ditën e mërkurë deklaroi: “Vazhdimi i politikës së ndëshkimit kolektiv të popullit të Jemenit dhe moslejimi i hyrjes së anijeve transportuese të karburanteve në Jemen, në asnjë mënyrë nuk rezulton me progresin në kuadër të veprimeve për zgjidhjen politike luftës kundër Jemenit”.
Hesham Sharaf Abdullah ka thënë: “Pavarësisht faktit se Arabia Saudite dhe EBA pretendojnë se po mbështesin veprimet dhe iniciativat humanitare në Jemen, mirëpo akoma po vazhdojnë politikën krijimit të krizës dhe thatësirës dhe nuk po lejojnë hyrjen e anijeve transportuese të karburanteve. Përfaqësuesi special i OKB dhe autoritetet ndërkombëtare duhet të ndërhyjnë për lirimin e menjëhershëm të anijeve të konfiskuara”.
Hesham Sharaf Abdullah gjithashtu ka paralajmëruar koalicionin agresor saudit duke thënë: “Forcat jemenase nuk do të qëndrojnë duarkryq përball politikës së bllokadës kundër Jemenit, por nëse vazhdon kjo politikë, atëherë portet e armiqve nuk do të jenë të sigurt”.