Shpërthim në rrugën e automjeteve ushtarake amerikane në veri të Irakut
Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për shpërthimin e një bombe në rrugën e automjeteve ushtarake të Amerikës në veri të Irakut.
Faqja informative Sabirin News njoftoi se kolona ushtarake dhe logjistike amerikane sot para dite në provincën Salahudin në veri të Irakut është sulmuar nga shpërthimi i një bombe skaj rrugës.
Akoma nuk është publikuar ndonjë raport zyrtar në lidhje me dëmet e shkaktuara nga ky shpërthim dhe asnjë grup akoma nuk ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij shpërthimi.
Të hënën në mbrëmje gjithashtu një kolon ushtarake amerikane është sulmuar me anë të një shpërthimi në rrugën e qytetit Daxhil 60 kilometra larg Bagdadit përgjegjësinë për kryerjen e këtij shpërthimi e ka marrë përsipër një grup i quajtur “Kasim Al-Xhabarin”.
Burimet e sigurisë në Irak në javët e kaluara kanë njoftuar për disa sulme të kryera kundër kolonave ushtarake të forcave amerikane në rajone të ndryshme të Irakut.