Katari thekson forcimin e marrëdhënieve me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i103346-katari_thekson_forcimin_e_marrëdhënieve_me_iranin
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit ka deklaruar se Doha vlerëson lartë mbështetjen e Iranit ndaj këtij vendi gjatë viteve të bllokadës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2021 12:13 Europe/Tirane
  • Katari thekson forcimin e marrëdhënieve me Iranin

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit ka deklaruar se Doha vlerëson lartë mbështetjen e Iranit ndaj këtij vendi gjatë viteve të bllokadës.

Lu’lu’e Al-Khatir, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, në një intervistë me kanalin televiziv Al Mejadin, ka thënë: “Pas nënshkrimit të marrëveshjes së fundit të Katarit me Arabinë Saudite dhe me Bahrejnin, EBA dhe Egjiptit, mediat arabe dhe perëndimore kanë pretenduar se kjo marrëveshje do të ushtrojë ndikim negativ mbi marrëdhëniet e Dohas me Teheranin. Pavarësisht këtyre lajmeve, Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit dhe ajo e Turqisë kanë qenë prej palëve të para që kanë mirëpritur këtë marrëveshje”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit marrëveshjen e paqes së Dohas e ka quajtur një hap strategjik dhe ka theksuar: “Kriza me vendet fqinjë nuk ka asnjë të mirë dhe Katari është i vendosur për ruajtjen e marrëveshjes”.