Një shpërthim terrorist ndodh në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i103350-një_shpërthim_terrorist_ndodh_në_veri_të_sirisë
Burimet siriane kanë njoftuar për një shpërthim terrorist në provincën Raka në veri të Sirisë ku si pasojë janë vrarë plagosur disa persona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2021 15:58 Europe/Tirane
  • Një shpërthim terrorist ndodh në veri të Sirisë

Burimet siriane kanë njoftuar për një shpërthim terrorist në provincën Raka në veri të Sirisë ku si pasojë janë vrarë plagosur disa persona.

Burimet siriane kanë thënë se ky shpërthim ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombe në qytetin Tel Abjad në veri të provincës Raka.

Sipas këtyre burimeve, nga ky shpërthim është vrarë një civilë dhe janë plagosur pesë persona të tjerë. Grupi i ashtuquajtur “Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri” ka thënë se nga ky shpërthim janë vrarë tre persona dhe janë plagosur shtatë persona.

Përgjegjësinë për kryerjen e këtij shpërthimi akoma nuk e ka marrë asnjë grup.