Irani, Turqia, Rusia mbështesin "Sirinë e pavarur"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i103452-irani_turqia_rusia_mbështesin_sirinë_e_pavarur
Tre vende, Irani, Turqia dhe Rusia, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje Komitetit Kushtetues Sirian për të arritur një kompromis dhe marrëveshje midis palëve në luftën civile në vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 29, 2021 09:15 Europe/Tirane
  • Irani, Turqia, Rusia mbështesin

Tre vende, Irani, Turqia dhe Rusia, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje Komitetit Kushtetues Sirian për të arritur një kompromis dhe marrëveshje midis palëve në luftën civile në vend.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr që citon Anatoli, tre vende, Irani, Turqia dhe Rusia, pas konsultimeve të mbajtura në kuadër të takimit të pestë të Komitetit Kushtetues Sirian në kryeqytetin austriak,  lëshuan një deklaratë të përbashkët duke përsëritur mbështetjen e tyre për një Siri të pavarur, të bashkuar dhe sovrane. Deklarata tha se Komiteti Kushtetues duhet të veprojë i pavarur nga "ndërhyrja e huaj" dhe me qëllimin e zhvillimit të një marrëveshje midis anëtarëve të tij për të mobilizuar mbështetjen më të gjerë të mundshme midis popullit Sirian. Ata gjithashtu mbështetën përpjekjet e Komitetit Kushtetues Sirian përmes bashkëpunimit me Komitetet e Përbashkët Siriane dhe të Dërguarin Special të KB për Sirinë Geer Pederson. Deklarata përfundoi se takimi tjetër ndërkombëtar mbi Sirinë sipas marrëveshjes së Astana do të mbahet në 16 dhe 17 Shkurt 2021 në Soçi, Rusi. Vlen të përmendet se procesi i paqes në Astana për t'i dhënë fund konfliktit sirian filloi në janar 2017 me iniciativë të Iranit, Rusisë dhe Turqisë.