Ushtria amerikane ka transferuar terroristët e ISIS në Irak
Ushtria amerikane ka transferuar grupet e terroristëve të ISIS në zonat prapa pozicioneve të Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut në rajonin Xhurf al-Sakhar në provincën qendrore Babil, tha një ekspert irakian i sigurisë.
Sabah al-Akili të dielën në faqen e lajmeve al-Malumeh të Irakut, tha se kjo lëvizje ka për qëllim infiltrimin e terroristëve dhe sulmimin e pozicioneve të Hashd al-Sha'abit dhe sabotimin e linjave të transmetimit të energjisë. "Qëllimi ushtarak strategjik i forcave amerikane është të shkaktojnë ndarje në Xhurf al-Sakhar në mënyrë që të krijojnë një kërcënim për provincat e afërta dhe të shpikin një pretekst për forcat amerikane për të qëndruar në Irak," tha ai. Al-Akili argumentoi se kjo lëvizje gjithashtu siguron një justifikim për qeverinë Irakiane që t'u kërkojë trupave amerikane të qëndrojnë në Irak. “Të huajt dhe partitë politike irakiane, të mbështetura nga SHBA, po bëjnë çmos për të përzënë forcat e Hashd al-Sha'abit nga rajoni Xhurf al-Sakhar, i cili lidh provincat Babil, al-Anbar dhe Bagdad përmes qytetit të shenjtë të Qerbelasë, " shtoi ai. Deklaratat e këtij eksperti irakian të sigurisë erdhën një ditë pasi Hashd al-Sha'abi njoftoi se forcat e tij kishin zmbrapsur një sulm të nisur nga mbetjet e ISIS në Xhurf al-Sakhar.