Rrëmbehen 100 persona nga fiset lokale në lindje të Sirisë
(last modified Sun, 07 Feb 2021 12:37:53 GMT )
Shkurt 07, 2021 13:37 Europe/Tirane
  • Rrëmbehen 100 persona nga fiset lokale në lindje të Sirisë

Elementët e forcave demokratike kurde (SDF) të Sirisë që mbështetën nga Amerika kanë rrëmbyer me dhjetëra banorë prej fiseve arabe në jug të provincës Al-Hasake në verilindje të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se elementë të grupit SDF të mbështetur nga forcat ajrore dhe të blinduara të ushtrisë së Amerikës gjatë ditëve të fundit kanë kryer sulme dhe arrestimeve të gjera kundër fiseve arabe lokale në fshatin Tel Al-Shajer në jug të provincës Al-Hasake dhe kanë arrestuar me dhjetëra persona prej këtyre banorëve pa kurrfarë arsye të qartë.

Burimet lokale kanë deklaruar se numri i të arrestuarve dhe personave të rrëmbyer nga elementët e grupit FSD, deri ditën e kaluar ka arritur në mbi 100 persona.

Burimet siriane kanë thënë se arsye më e fortë për arrestimin dhe rrëmbimin e këtyre personave është shtimi i rezistencës së banorëve lokalë dhe pjesëmarrja e gjerë e tyre në protestat kundër forcave ushtarake pushtuese të Amerikës që po organizohen vazhdimisht kundër plaçkitjes së naftës dhe gazit dhe grurit të këtij rajoni të Sirisë.

Tags