Vazhdojnë sulmet ajrore të Turqisë në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104728-vazhdojnë_sulmet_ajrore_të_turqisë_në_veri_të_irakut
Avionët luftarake të Turqisë përsëri kanë bombarduar rajone të ndryshme në provincën Dehuk në veri të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 25, 2021 11:28 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore të Turqisë në veri të Irakut

Avionët luftarake të Turqisë përsëri kanë bombarduar rajone të ndryshme në provincën Dehuk në veri të Irakut.

Faqja informative Al-Malume njoftoi se Ali Varhan, anëtar i Unionit Patriotik të Kurdistanit të Irakut, ka thënë se avionët luftarakë të Turqisë sot (të enjten) kanë bombarduar rajonet Bazeri dhe Bravari në afërsi të bjeshkës Kandil në trekëndëshin kufitar të Irakut dhe Turqisë.

Varhan ka shtuar: “Avionët luftarak të Turqisë kanë bombarduar edhe disa fshatra në rajonin Kani Ma’si ku si pasojë e këtyre bombardimeve është plagosur një bujk dhe disa fusha janë përfshirë nga zjarri. Vazhdimi i sulmeve të Turqisë në veri të Irakut po krijon tmerr dhe frikë të madhe në mesin e banorëve të këtyre rajone”.

Avionët luftarakë të Turqisë gjithashtu të martën kanë bombarduar edhe rajonet rreth bjeshkës Kare në provincën Dehuk të Irakut.