Amerika bombardon bazat e forcave të Hezbullahut të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104748-amerika_bombardon_bazat_e_forcave_të_hezbullahut_të_irakut
Avionët luftarakë të Amerikës kanë bombarduar pozicionet e grupit të rezistencës Hezbullahu i Irakut në kufijtë i Irakut dhe Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2021 10:24 Europe/Tirane
  • Amerika bombardon bazat e forcave të Hezbullahut të Irakut

Avionët luftarakë të Amerikës kanë bombarduar pozicionet e grupit të rezistencës Hezbullahu i Irakut në kufijtë i Irakut dhe Sirisë.

Agjencia e lajmeve “Sabirin News” e forcave të rezistencës së Irakut ka njoftuar sot se avionët luftarakë të Amerikës kanë bombarduar një objekt dhe një pozicion tjetër në kufirin e Irakut dhe Sirisë mes rajonit Bu Kamal dhe Al-Kaim që deri më tani si pasojë e këtij sulmi është vrarë një person dhe janë plagosur disa të tjerë.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes me anë të një deklarate, ka thënë se me urdhër të Joe Biden, presidentit të Amerikës, janë bombarduar disa pozicione të disa forcave në lindje të Sirisë të cilat kanë pasur dorë në sulmin kundër bazës së forcave amerikane në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Javën e kaluar disa raketa janë hedhur në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Arbilit ku si pasojë është vrarë një kontraktor amerikan dhe janë plagosur 9 persona të tjerë.

Grupi militant “Saraja Avlija’e Al-Dem” ka marrë përgjegjësinë e sulmit kundër aeroportit të Arbilit.

Vlen të theksohet se shumë subjekte politike dhe qytetarë të Irakut kërkojnë largimin e forcave terroriste amerikane nga Iraku dhe Parlamenti i këtij vendi gjithashtu ka miratuar projektligjin për largimin e këtyre forcave nga territori i Irakut.