Zëdhënësi i Ansarullah: Irani nuk ndërhyn në punët e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105940-zëdhënësi_i_ansarullah_irani_nuk_ndërhyn_në_punët_e_jemenit
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se përkundër pretendimeve të Arabisë Saudite, Irani nuk ndërhyn në punët e brendshme të Jemenit dhe se raketat e shkrepura nga forcat jemenase në objektet saudite veprojnë me karburant të prodhuar brenda Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 25, 2021 15:21 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Ansarullah: Irani nuk ndërhyn në punët e Jemenit

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se përkundër pretendimeve të Arabisë Saudite, Irani nuk ndërhyn në punët e brendshme të Jemenit dhe se raketat e shkrepura nga forcat jemenase në objektet saudite veprojnë me karburant të prodhuar brenda Jemenit.

Mohammed Abdul-Salam i bëri deklaratat në një intervistë të së enjtes me rrjetin televiziv al-Mayadeen kur u pyet në lidhje me akuzat e shpeshta nga regjimi i Riadit se ndërhyrja e Iranit është një arsye për zgjatjen e luftës në Jemen. "Irani nuk ndërhyn në punët e Jemenit në asnjë mënyrë, por janë ata, i ashtuquajturi koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite që e lidhin zgjidhjen e krizës së Jemenit me ndërhyrjen e Iranit dhe lejojnë Perëndimin të ndërhyjë në vendimet e tyre," tha zyrtari jemenas. Ai shtoi se raportet e përgatitura nga vetë amerikanët tregojnë se karburanti i raketave jemenase prodhohet në vend. Ndër të tjera, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit tha se bazat ushtarake strategjike të forcave të koalicionit saudit në Marib janë nën kontrollin e forcave jemenase dhe përparimi ditor në Marib po vazhdon. Mohammed Abdul-Salam shtoi:" Maribi është një nga shtyllat e luftës në Jemen. Shtetet e Bashkuara kanë arritur të besojnë se lufta në Jemen nuk është e mirë për to apo për Izraelin. Ne do ta sulmojmë Aramco-n, edhe nëse kjo kompani furnizon me naftë gjithë botën. Për sa kohë të vazhdojë lufta në Jemen, ne çdo sulmi kundër Jemenit do i përgjigjemi me raketa".