A po përfundon party i amerikanëve në Irak dhe Siri?
Sulmet e njëkohshme të mbrëmshme ndaj bazave ushtarake të SHBA-së dhe Turqisë në Erbil dhe Ninva treguan edhe një herë se Rezistenca Popullore Irakiane do të jetë e kënaqur vetëm me dëbimin e plotë të pushtuesve të huaj nga territori irakian.
Ndërsa raketat artilerike 107 dhe 122 mm, të tilla si Katiusha dhe Grad, përdoren shpesh në sulmet ndaj bazave të huaja ushtarake, grupi i rezistencës "Saraya Olia al-Dam" ka përdorur një metodë të re. Zyrtarë të ndryshëm nga rajoni i Kurdistanit irakian thanë se sulmi në aeroportin e Erbilit nuk ishte kryer me raketa, por me dronë. Sipas rezultateve të hetimit mbi shpërthimin në aeroportin e Erbilit, thuhet se shpërthimi u shkaktua nga një dron që mbante TNT dhe që synonte Qendrën e Forcave të Koalicionit Ndërkombëtar në këtë aeroport. Për më shumë se dy dekada, ushtria amerikane ka pasur një prani ushtarake në Irakun verior. Megjithatë, që nga viti 2019 pas sulmeve të intensifikuara nga grupet e Rezistencës Irakiane kundër bazave amerikane në Irakun qendror dhe perëndimor, përfshirë Kampin Taxhi dhe bazat ushtarake Balad dhe Ain al-Asad, Amerika i ka zhvendosur personelin dhe pajisjet e tyre në një vend edhe më të paarritshëm, në provincën e Erbilit në Irakun verior dhe në zonat e rajonit të Kurdistanit irakian. Megjithëse amerikanët janë aktivë në shumicën e zonave, pjesa më e madhe e forcave të tyre janë vendosur në sektorin ushtarak të Aeroportit të Erbilit dhe në Bazën Ajrore Al-Harir. Përveç ushtrisë amerikane, disa oficerë nga agjencia agjenturore izraelite Mossad janë të pranishëm në aeroportin e Erbilit dhe në bazën al-Harir dhe kryejnë veprimtari spiunazhi në rajon nën kujdesin dhe mbështetjen e trupave amerikane. Një zonë tjetër që ka shërbyer si një mbulesë për aktivitetet e spiunazhit të regjimit sionist për shumë vite është ndërtesa UNAMI (Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara për Irakun), e vendosur në qytetin e Erbilit. Sipas raporteve të besueshme, Izraeli ka të paktën dy baza të tjera spiunazhi në Salahedin dhe në qytetin irakian Sulejmanijah. Duket se operacioni i kryer disa ditë më parë kundër bazës së spiunazhit të Mossad-it , i cili vrau dhe plagosi disa oficerë izraelitë u krye pranë bazave të lartpërmendura. Sulmi kundër Erbilit, por edhe kundër Mossad-it ishte një tronditje aq e rëndë, saqë amerikanët menjëherë morën masa duke aktivizuar qelizat e tyre terroriste në Bagdad; Të enjten pasdite, burimet irakiane raportuan një shpërthim terrorist në Bagdadin lindor. Shpërthimi ndodhi në qytetin al-Sadr, rajoni al-Habibijah. Faqja e lajmeve Al-Sumaria raportoi se më shumë se dhjetë njerëz u plagosën dhe tre makina morën flakë në këtë shpërthim terrorist. Sidoqoftë, disa orë pas sulmit të Rezistencës Irakiane kundër bazës ajrore amerikane në Erbil, që i parapriu një operacioni komando të paparë kundër qendrës sekrete të Mossad-it në Erbil ku 10 oficerë sionistë u eliminuan dhe ndërsa Ansarallahu i Jemenit rrafshoi objektet e Aramco në Xhizan me dronë dhe raketa balistike "Badr 1" dhe "Saer", baza e terroristëve amerikanë në Conoco, vendi kryesor i grabitjes së naftës siriane nga Shtetet e Bashkuara sapo është vënë në shënjestër të raketave. Al Etexhah, kanali irakian, i cili raportoi këtë informacion, evokon një sulm me "disa raketa" që kishin në shënjestër këtë bazë të vendosur në veri të provincës Hasake. A po përfundon party i amerikanëve në Irak dhe Siri? Njëkohësia e kësaj goditje raketore me ndezjen e ndjenjave anti-amerikane në Irakun verior sugjeron kështu. Sidomos pasi beteja për çlirimin e Sirisë është më shumë se kurrë e lidhur me atë që po zhvillohet në Irak kundër boshtit SHBA / Izrael.