Sulm me dron kundër bazave amerikane në Arbil të Irakut
Burimet informative kanë njoftuar se janë dëgjuar shpërthime në afërsi të bazës së forcave ushtarake të Amerikës në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
Kanali Sabirin News ka njoftuar se të enjten në mbrëmje është dëgjuar zhurma e shpërthimit në rajonin e Kurdistanit të Irakut si pasojë e goditjes së një droni me bazën e forcave ushtarake amerikane në aeroportin e Arbilit.
Në bazë të këtij raporti, janë mbyllur të gjitha rrugët që çojnë drejt konsullatës së Amerikës në Arbil dhe në aeroportin e këtij qyteti dhe shtylla të tymit janë ngritur në qiell nga baza e forcave amerikane në afërsi të aeroportit të këtij qyteti.
Gazetarët irakianë gjithashtu kanë konfirmuar goditjen e të paktën një rakete brenda në bazët e forcave ushtarake amerikane në afërsi të aeroportit të Arbilit dhe duke publikuar disa pamje, kanë njoftuar se dronët amerikanë po fluturojnë vazhdimisht mbi qiellin e qytetit Arbil.
Forcat e luftës kundër terrorizmit në rajonin e Kurdistanit të Irakut, gjithashtu duke konfirmuar goditjen e një rakete në bazën ushtarake të Amerikës, ka thënë se çështja është duke u hetuar.