Një kolonë tjetër e ushtrisë amerikane sulmohet në Irak
Prill 17, 2021 11:23 Europe/Tirane
Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar se edhe një kolon tjetër e automjeteve të forcave ushtarake të Amerikës është sulmuar në jug të Irakut.
Burimi informativ Sabirin News ka njoftuar se një kolonë e automjeteve të ushtrisë së Amerikës është sulmuar në qytetin Nasirije në jug të provincës Dhikar të Irakut.
Faqja informative Shafaq News gjithashtu në lidhje me këtë sulm, ka raportuar se një bombë ka shpërthyer në rrugën e një kolone ushtarake të Amerikës në afërsi të postbllokut “Shehid Nazar” në provincën Dhikar. Asnjë grup akoma nuk ka pranuar përgjegjësinë për këtë sulm.
Tags