Ju lutemi ndaloni njeriun më të rrezikshëm në Lindjen e Mesme!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107268-ju_lutemi_ndaloni_njeriun_më_të_rrezikshëm_në_lindjen_e_mesme!
Në një rajon me shumë luftënxitës dhe shtypës, cili është më i rrezikshmi?
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 23, 2021 15:14 Europe/Tirane
  • Ju lutemi ndaloni njeriun më të rrezikshëm në Lindjen e Mesme!

Në një rajon me shumë luftënxitës dhe shtypës, cili është më i rrezikshmi?

As Bashar al-Asad, as Muhammad bin Salman, madje as Rexhep Tajip Erdogan, por Benjamin Netanjahu, i cili meriton titullin e "njeriut më të rrezikshëm" në Lindjen e Mesme: Ai kërcënon me luftë Iranin, urdhëron sulme sabotuese, vrasje të shkencëtarëve të shquar, prish iniciativat ndërkombëtare dhe krijon trazira me Shtetet e Bashkuara, aleati i pazëvendësueshëm i vendit të tij. Konsensusi kolektiv në Izrael është se Netanjahu po nxit qëllimisht tensione me Iranin në mënyrë që duke krijuar një krizë të sigurisë kombëtare, të zhvendosë drejtimin e lëvizjes së brendshme politike në favor të tij si dhe të sabotojë bisedimet Iran-SHBA. Joe Biden pajtohet me Britaninë dhe Bashkimin Evropian se mënyra më e mirë për të siguruar që Irani t'i qëndrojë besnik programit të tij paqësor bërthamor është marrëveshja  bërthamore e vitit 2015. Por Netanjahu është i vetëdijshëm se nëse ai fillon një luftë, evropianët mund të detyrohen të qëndrojnë hapur me Izraelin dhe të thyejnë qasjen e tyre të brishtë aktuale për ndërtimin e një ekuilibri diplomatik; javën e kaluar, Franca, Gjermania dhe Britania dënuan rritjen e nivelit të pasurimit të uraniumit nga Irani, por as që përmendën sabotimet në Natanz. Irani u detyrua të reagojë ndaj këtyre sabotimeve duke njoftuar një rritje të nivelit të pasurimit në 60 përqind dhe duke instaluar 1000 centrifuga të reja. Përgjigja e Iranit mund të ishte edhe më e keqe, por Lideri Suprem i Iranit, Ajetollah Khamenei, injoroi ekstremistët dhe urdhëroi negociatorët iranianë në Vjenë të mos tërhiqeshin nga bisedimet. Edhe Lideri Suprem i Iranit, i cili është hapur armiqësor me Shtetet e Bashkuara, vuri re kurthin e kurdisur nga Netanjahu. Aktualisht, siguria e Izraelit është praktikisht e varur nga vetëpërmbajtja e Iranit. Duke ekspozuar rolin e Izraelit në operacionet dhe sulmet kundër Iranit, Netanjahu qëllimisht po shndërron një luftë në hije në një luftë të hapur për ta bërë atë më destruktive dhe më të shfrenuar. Kjo do të ketë një ndikim negativ në Liban, Siri dhe Gaza, të cilët janë duke parë përshkallëzimin e konflikteve të deleguara dhe gjithashtu mund të pengojë procesin e lidhjes së Izraelit me vendet arabe të Gjirit Persik. Ky qëndrim gjithashtu çoi në forcimin e ekstremistëve në Iran. Pra, pasojat e polarizimit të Netanjahut mund të rrezikojnë të gjithë izraelitët. Veprimet e Netanjahut janë gjithashtu një konfrontim personal me Biden. Nuk ka asnjë simpati mes të dyve. Ata plotësisht nuk pajtohen për çështjen e Palestinës. Biden nuk u beson miqve sauditë të Netanjahut. Ai nuk i ka harruar fyerjet dhe ofendimet e Netanjahut në kohë e presidencës së  Obamas dhe aleancën e tij të tepruar me ish-Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Republikanët. Biden nuk është personi që me një trill të ri të tërhiqet në një konflikt të ri në Lindjen e Mesme. Provokime të tilla janë një paralajmërim. Netanjahu thotë se vendi i tij nuk është i përkushtuar ndaj ndonjë marrëveshje që të tjerët, madje edhe miqtë e tij më të mirë, arrijnë me Iranin. Por Izraeli nuk mund të abuzojë përgjithmonë me vullnetin e mirë të Shteteve të Bashkuara. Vlerësimi i fundit i inteligjencës amerikane është në kundërshtim thelbësor me pikëpamjet e Netanjahut; Ky vlerësim nuk ofron ndonjë provë se Irani po kërkon të ndërtojë një bombë bërthamore.

Autori: Simon Tisdahl / Guardian