Hamas paralajmëron Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107310-hamas_paralajmëron_izraelin
Grupi i rezistencës islamike palestineze Hamas paralajmëroi Izraelin kundër vazhdimit të përshkallëzimit të agresionit ushtarak në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 24, 2021 16:23 Europe/Tirane
  • Hamas paralajmëron Izraelin

Grupi i rezistencës islamike palestineze Hamas paralajmëroi Izraelin kundër vazhdimit të përshkallëzimit të agresionit ushtarak në Rripin e Gazës.

“Përshkallëzimi i Izraelit në Gaza, bombardimi i pozicioneve të rezistencës dhe shkeljet kundër Kudsit dhe Xhamisë Al-Aksa janë pjesë e politikave të tij agresive ndaj popullit tonë”, tha në një deklaratë të Shtunën zëdhënësi i Hamasit Fawzi Barhum. Barhum e konsideroi Izraelin përgjegjës për pasojat e atyre që ai i përshkroi si “provokime raciste” nga ushtarët dhe kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Kuds dhe Xhaminë Al-Aksa. “Të gjitha këto krime dhe shkelje nuk do të na pengojnë të vazhdojmë të gjitha format e luftës për të mbrojtur Kudsin dhe Xhaminë Al-Aksa”, tha ai, duke vazhduar t’i bëje thirrje Ligës Arabe, Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe kombeve muslimane që të mbajnë mbi supet e tyre përgjegjësitë për mbrojtjen e popullit palestinez. Tensionet kanë qenë të larta në ditët e fundit në përplasjet midis palestinezëve dhe forcave izraelite dhe kolonëve sionistë në Kudsin e Shenjtë.