Khalid Mash’al: Regjimi sionist do të çrrënjoset
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108188-khalid_mash’al_regjimi_sionist_do_të_çrrënjoset
Lideri i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës jashtë vendit ka theksuar se lufta aktuale mes Rezistencës së Palestinës dhe regjimit sionist është një Intifada e vërtetë dhe regjimi sionist do të çrrënjoset.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 12, 2021 15:20 Europe/Tirane
  • Khalid Mash’al: Regjimi sionist do të çrrënjoset

Lideri i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës jashtë vendit ka theksuar se lufta aktuale mes Rezistencës së Palestinës dhe regjimit sionist është një Intifada e vërtetë dhe regjimi sionist do të çrrënjoset.

Agjencia e lajmeve Safa njoftoi se Khalid Mash’al, lideri i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës për jashtë, ka deklaruar: “Rezistenca e Palestinës ka hyr në betejë me regjimin sionist për ta mbrojtur Kodsin e pushtuar, për ta mbrojtur Xhaminë Al Aksa dhe për t’i mbrojtur vendet e shenjta në Palestinë”.

Khalid Mash’al duke thënë se grupet e rezistencës të Palestinës gjatë këtyre ditëve kanë treguar fuqinë e lartë të rezistencës për regjimin sionist, shtoi: “Populli i Palestinës do të vazhdojë rezistencën e vet kundër pushtuesve në tokat e tyre dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga të drejtat e veta legjitime”.

Ndërkohë Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës gjithashtu me anët ë një deklarate, ka theksuar se lufta popullore është e vetmja rrugë për çrrënjosjen e regjimit sionist dhe Autoriteti Autonom i Palestinës duhet të përqendrohet në luftën popullore dhe shërbimet e inteligjencës duhet të mbrojnë popullin e Palestinës në fronte të luftës.