Presidenti i regjimit sionist: Ka filluar lufta në rrugët e Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108232-presidenti_i_regjimit_sionist_ka_filluar_lufta_në_rrugët_e_izraelit
Presidenti i regjimit sionist ka deklaruar se lufta në rrugët e Izraelit tanimë ka filluar dhe të gjithë i ka zënë në befasi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 13, 2021 09:03 Europe/Tirane
  • Presidenti i regjimit sionist: Ka filluar lufta në rrugët e Izraelit

Presidenti i regjimit sionist ka deklaruar se lufta në rrugët e Izraelit tanimë ka filluar dhe të gjithë i ka zënë në befasi.

Faqja informative Al-Nashre njoftoi se Reuven Rivlin, presidenti i regjimit sionist, në reagim ndaj trazirave të brendshme të këtij regjimit, ka deklaruar se shumica e njerëzve janë zënë në befasi dhe nuk po mund ta besojnë atë çfarë po shikojnë.

Më parë Reuven Rivlin në lidhje me përleshjet dhe trazirat e brendshme në territoret e pushtuara të Palestinës, kishte thënë: “Po iu lutem të gjithëve që të bëjnë të gjitha përpjekjet e veta që të parandalohen këto ngjarje të tmerrshme të cilat po ndodhin para syve tanë”.

Dje Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, pas tensioneve të fundit në territoret e pushtuara dhe trazirave të brendshme të sionistëve, ka deklaruar: “Veprimet e dhunshme dhe trazirat në qytete janë të padurueshme dhe duhet t’i përgjigjemi atyre”.

Disa burime sioniste kanë raportuar për përleshje mes palestinezëve dhe sionistëve në disa qytete në Palestinën e pushtuara si në Al-Lad, Rahat, Kafar Ghar’a, Aka, Ramle, Tamre, Jafa dhe Um Al-Fahm.