Netanyahu: Ne do të shtojmë sulmet kundër rezistencës
Në një fjalim, kryeministri izraelit kërcënoi edhe një herë grupet e rezistencës, duke thënë se regjimi do tu jepte një goditje të rëndë grupeve palestineze të rezistencës.
"Dje ne sulmuam objektivat nëntokësore të grupeve të rezistencës dhe do të vazhdojmë këto sulme," tha të Premten në mbrëmje kryeministri sionist Benjamin Netanyahu në fund të një takimi me shefat izraelitë të sigurisë. Kryeministri sionist pasi tha se grupet palestineze do të paguajnë çmimin për sulmet e tyre, shprehu falënderime ndaj Presidentit të SHBA Joe Biden, Presidentit Francez Emmanuel Macron, Kryeministrit Britanik Boris Johnson dhe Kancelares Angela Merkel dhe vlerësoi mbështetjen e tyre ndaj regjimit sionist. Abu Hamza, zëdhënësi ushtarak i grupit Saraya al-Kodds, krahu ushtarak i lëvizjes Palestineze Xhihadi Islamik, në përgjigje të kërcënimit të regjimit sionist për një ofensivë tokësore kundër Gazës tha se beteja tokësore ishte rruga më e shkurtër për fitore, pasi se ushtria sioniste do të vuante sepse shumë sionistë të vriteshin ose kapeshin rob.