Rezistenca ka arritur të shkatërrojë imazhin e ushtrisë së Izraelit
Lideri i lëvizjes Hamas jashtë vendit deklaroi se rezistenca palestineze në Rripin e rrethuar të Gazës ka arritur të shkatërrojë imazhin e ushtrisë së Izraelit.
"Rezistenca palestineze në Gaza ka arritur të shkatërrojë imazhin e ushtrisë okupatore izraelite," tha të enjten kreu i byrosë së jashtme politike të Hamasit Khaled Mashaal në një intervistë me kanalin satelitor al-Aksa. Ai theksoi se askush nuk mund të bënte më shumë për Izraelin pasi rezistenca palestineze dëmtoi rëndë imazhin e regjimit sionist, njofton Qendra Palestineze e Informacionit. "Njerëzit tanë në Gaza dhe al-Kuds i dhanë një jetë të re intifadës (kryengritjes) dhe Gaza bëri të pamundurën kur ajo u ngrit për al-Kudsin," tha Mashaal. Udhëheqësi i Hamasit gjithashtu theksoi nevojën që palestinezët në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në territoret e okupuara në vitin 1948 të vazhdojnë dhe përshkallëzojnë kryengritjen e tyre kundër regjimit Izraelit. Ndërkohë, burimet palestineze raportuan të enjten se numri i të vdekurve nga agresioni i vazhdueshëm i Izraelit kundër Rripit të rrethuar të Gazës është rritur në të paktën 232 palestinezë, pasi pesë palestinezë të tjerë u vranë në Gaza të enjten, duke përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra. Raporti nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë vuri në dukje se agresioni ushtarak i Izraelit, i cili hyri në ditën e 11-të, ka plagosur gjithashtu një total prej 1,900 civilësh, dhjetëra prej tyre rëndë.