Hamas: Ne vazhdojmë të jem të gatshëm për kundërpërgjigje
Një funksionar i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës ka paralajmëruar funksionarët e regjimit sionist dhe mbështetësit e tyre duke thënë: “Ne vazhdojmë të jemi të gatshëm për kundërpërgjigje edhe më të ashpër”.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se një funksionar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) pak pas fillimit të zbatimit të armëpushimit në Gaza, ka paralajmëruar autoritetet e regjimit sionist që t’i japin fund veprimeve të dhunshme të tyre në Kodsin e shenjtë dhe ka theksuar: “Ne vazhdojmë të mbajmë duart në armë dhe jemi plotësisht të gatshëm për kundërpërgjigje edhe më të ashpër”.
Izet Al-Rashik, një anëtar i zyrës politike të Hamas, në vazhdim ka thënë: “Është e vërtetë se sot ka përfunduar lufta, mirëpo Netanjahu dhe e gjithë bota duhet ta dijë se ne mbajmë duart në armë dhe vazhdojmë të shtojmë aftësitë dhe kapacitetin e rezistencës”.
Ai në intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, ka thënë: “Kërkesat e Hamas gjithashtu përfshin mbrojtjen e Xhamisë Al Aksa, t’i jepet fund dëbimit me dhunë të banorëve palestinezë nga shtëpitë e tyre në Kodsin e pushtuar, kjo është një vijë e kuqe. Ajo çfarë ndodh pas betejës “Shpata e Kodsit”, nuk është aspak e ngjashme me atë që ka qenë para kësaj beteje, për arsye se populli i Palestinës kanë mbështetur rezistencës dhe e di se rezistenca është pikërisht ajo që do të çlirojë territoret palestineze dhe tokat e dhe do të mbrojë vendet e shenjta”.
Gjatë luftimeve të përgjakshme mes forcave ushtarake të regjimit sionist me forcat e rezistencës së Palestinës që zgjaten 11 ditë, janë vrarë 243 palestinezë që në mesin e tyre 66 fëmijë dhe 39 gra. Gjithashtu numri i personave të plagosur ka shkuar në mbi 1910 palestinezë.