Regjimi sionist ende i tronditur nga pasojat e luftës në Gaza
Pas përfundimit të agresionit të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe zbatimit të armëpushimit ashtu siç dëshironte Rezistenca Palestineze dhe jo siç dëshironte regjimi okupator, ekspertët aktualë të Izraelit dhe zyrtarët e sigurimit filluan të komentojnë edhe mbi bilancin e regjimit izraelit, gjithashtu edhe mbi strategjinë e përgjithshme të Izraelit në konfrontime të tilla, duke zbuluar shumë mosmarrëveshje dhe konfuzion në qarqet politike dhe të sigurisë të regjimit sionist.
Në këtë drejtim, media izraelite, veçanërisht stacionet televizive, vazhdojnë të mirëpresin ekspertë ushtarakë të cilët më parë kanë bërë thirrje për përshkallëzimin e luftës dhe bombardimin e Gazës për të nënshtruar Hamasin. Në lidhje me këtë, ish-shefi i shërbimit të sigurisë së brendshme izraelit Shabak (Shin Bet), Yoram Cohen, gjatë një interviste me kanalin 12 të regjimit sionist pohoi se Hamasi e kishte fituar këtë luftë, veçanërisht për sa i përket ndërgjegjësimit të opinioni botëror për të vepruar , çka sigurisht mund të çojë në eliminimin e Izraelit. Ai gjithashtu tha: "Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk e meriton vendin e tij si shefi ekzekutiv dhe që situata në Izrael të përmirësohet Netanyahu duhet të largohet menjëherë. Lufta e fundit, e cila përfundoi me një armëpushim të imponuar nga Rezistenca Palestineze, gjithashtu tregon se gjatë kësaj lufte 11-ditore, Rezistenca Palestineze gjuajti mijëra predha dhe raketa në qytete dhe vendbanime izraelite, çka konsiderohet numrin më i lartë i raketave të qëlluara që nga luftërat arabo-izraelite. " Cohen vazhdoi duke paralajmëruar se problemi kryesor me të cilin përballet Izraeli sot pas luftës ishte shkëputja e "tendencës separatiste arabe e vitit 1948" [palestinezët që jetojnë në territoret e pushtuara në 1948] e cila, deri në ditët e fundit të luftës, këmbënguli se ajo ishte në anën e Hamasit. Në situata të tilla, Izraeli duhet të përfshijë këta arabë në institucionet e tij, duke përfshirë kabinetin, në mënyrë që të përmbajë zemërimin e tyre dhe të parandalojë që Hamasi të dominojë mbi këta arabë dhe t'i tërheqë ata në një luftë erozive kundër Izraelit ". Ish-shefi i Shabak shtoi: “Shoqëria izraelite vuan nga ndarjet. Eshtë shumë e vështirë që situata të kthehet në gjendjen e saj normale. Urrejtja që gjendet midis izraelitëve do të drejtohet në një luftë civile me pasoja shkatërruese për Izraelin. " Cohen tha: “Beteja aktuale kundër Hamasit ka mbaruar, por lufta më e madhe sapo ka filluar. Edhe pse për momentin Hamas tashmë ka përfunduar sulmet e tij raketore kundër Izraelit, ai ende mund të sulmojë më shumë se 75% të Izraelit me raketat e tij me rreze të gjatë, duke paraqitur një kërcënim strategjik për sigurinë e brendshme të Izraelit. " Në një intervistë për televizionin izraelit, gjenerali Amiran Lafin, ish-komandanti i frontit verior të ushtrisë izraelite dhe nënkryetari i Mossad, tha se lufta e fundit tregoi se Hamas ishte disi shumë afër të bëhej një tjetër Hezbollah dhe se kjo ishte një thirrje zgjimi për udhëheqësit e Izraelit dhe se ata duhej të punonin për të eleminuar këtë rrezik përmes mjeteve politike dhe jo ushtarake.