18 gazetarë palestinezë mbahen në burgjet e regjimit sionist
(last modified Mon, 31 May 2021 13:48:10 GMT )
May 31, 2021 15:48 Europe/Tirane
  • 18 gazetarë palestinezë mbahen në burgjet e regjimit sionist

Komiteti për çështje të të burgosurve palestinez ka deklaruar se aktualisht 18 gazetarë palestinezë po mbahen të robëruar në burgjet e regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se Komiteti për Çështje të të Burgosurve Palestinezë me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se 18 gazetarë palestinezë po mbahen në mënyrë të robëruar dhe të paligjshme në burgjet e regjimit sionist.

Ky komitetet ka thënë: “Aktualisht janë 18 gazetarë palestinezë të cilët po mbahen të robëruar në burgjet e regjimit sionist. Forcat ushtarake të regjimit sionist së fundi kanë arrestuar dhe burgosur dy gazetarë palestinezë Zejnetu Halvani dhe Vahbi Mekije, të cilët pasi i kanë rrahur, i kanë rrëmbyer me dhunë. Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj këtyre dy gazetarëve palestinezë. Regjimi sionist ka shtuar në masë të madhe sulmet dhe agresionet kundër gazetarëve dhe mediave palestineze, sidomos në lagjen Shejkh Xharah në Kodsin e pushtuar. Sulmet e regjimit sionist kundër gazetarëve dhe mediave palestineze bëhen për të penguar zbulimin e krimeve çnjerëzore të forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj popullit të Palestinës”.

 

Tags